Sa më shumë fruta në sezonin e vjeshtës

Vjeshta është edhe stina kur shumë njerëz fillojnë të ndërmarrin masat mbrojtëse para stinës së ftohtë të dimrit.

Ulja e temperaturave shton mundësitë për t‘u prekur nga infeksionet bakteriale dhe vitale. “Të mbrohesh” në këtë rast do të thotë ta mbash organizmin dhe sistemin imunitar sa më eficent, për të qenë më të fortë dhe më të gatshëm për t‘u mbrojtur.
Stresi ndikon në uljen e mbrojtjes së organizmit. Një nga faktorët që më shumë se të tjerët ul mbrojtjen natyrale të organizmit është stresi, ku bën pjesë si ai fizik, ashtu edhe ai emotiv. Shumë njerëz as që e mendojnë se edhe një stërvitje e sforcuar mund të provokojë stres në organizëm dhe të ulë sistemin imunitar.
Pothuajse gjithë bota është dakord me faktin se sporti na ndihmon të kemi një shëndet më të mirë, por është vërtetuar se është i nevojshëm një aktivitet sportiv jo i sforcuar, si shëtitje, joga, not dhe kërcim. Një aktivitet i moderuar sportiv mund të përmirësojë qarkullim e gjakut, tonifikoje muskulin kardiak, t‘i japë më shumë oksigjen organizmit dhe të shkarkojë stresin motiv.
Sigurisht, edhe një ushqyerje jo korrekte dhe e pashëndetshme mund të dobësojë funksionin e sistemit imunitar. Është shumë e rëndësishme të dihet se një ushqyerje e shëndetshme duhet të përshtatet me stilin e jetesës, me llojin e punës që bëjmë, moshën dhe sezonin.
Dihet që nevojat ushqimore janë të ndryshme në periudha të ndryshme të jetës, ashtu siç janë të ndryshme në stinë të ndryshme. Megjithatë, rregulli i përbashkët është: shumë fruta, perime jeshile dhe ushqime të freskëta. /infoalbania/


Artikulli i kaluar
Astma Bronkiale

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)