Një grua që shkonte shpesh tek Aisheja, sa herë që dëshironte të betohej, thoshte:
“Për Atë që e ktheu copën e kadifes…”
Aisheja një herë e habitur e pyet se përse betohej në atë mënyrë, dhe ajo i tha:
“Punoja më parë si shërbëtore në një shtëpi. Një ditë vjen një zog grabitqar dhe rrëmben një copë kadifeje e cila kishte brenda disa kothere buke. Banorët e shtëpisë nuk më besuan, dhe më akuzuan për vjedhje. Më pas më morën dhe donin të më prisnin dorën për këtë. Në këto çaste unë lutesha duke thënë: “O Zot i madh dhe bujar, o Ti që ndihmon këdo që të kërkon ndihmë, Ti na ke premtuar që do t’i ndihmosh njerëzit në nevojë, unë kam nevojë për ndihmën Tënde në këto çaste”. Në ato çaste, pashë zogun që e hodhi copën e kadifesë sipër nesh. Për këtë betohem, për Atë që solli copën e kadifesë”.
Po ti oj moter dhe ti o vëlla, a jeni të sigurt që Zoti do t’ju ndihmojë? A jeni të sigurt që Zoti do ta bëjë që Islami të triumfojë mbi çdo fe dhe ideologji tjetër? A jeni të sigurt në ato që ka thënë Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, që kjo fe do të hynë në çdo vend që lind dielli? A jeni të sigurt që Zoti do t’ju japë nga pasuritë e Tij, nëse jeni të varfër? A jeni të sigurt që Zoti do t’ju japë fëmijë, nëse nuk ke deri tani? A jeni të sigurt që Ai do t’ju shërojë nëse jeni të sëmurë?
E huazuar ...