Tregim emocionues: Lutja e babait


Një njeri i moshuar ishte ulur me të birin e tij rreth 20 vjeçar. Papritmas duke biseduar trokiti dera. E hapi djali derën dhe hyri një njeri i panjohur i cili iu drejtua plakut:

- Çka është puna jote, si nuk te vie turp, deri kur të pres ty për borxhin, ma ke tejkaluar durimin, nuk e di se çfarë mund të bëj pastaj ...!!!

Djali u mërzit shumë nga kjo situatë, filloi të lotojë dhe iu drejtua njeriut të panjohur:
- Sa të ka borxh babai im?
- Mbi 90 mijë Rijal (para të arabisë Saudite), ia ktheu njeriu i panjohur.

- Mos e shqetëso babain tim, unë do ta marr përsipër borxhin e babait tim.
Shkoi në dhomën e tij që ti sjellë borxhin këtij njeriu. Ai kishte 20 mijë Rijal të cilat i kishte mbledhur për martesë nga rroga e tij. Por, më e rëndësishme për të ishte të mos e shohë babain e tij në atë situatë.
I tha:
- Merri këto tash, kurse me ndihmën e Zotit do t’i sjellim edhe të tjerat brenda një kohe..

Babai qau shumë me zë, duke e lutur njeriun që të mos e merr borxhin nga djali i tij sepse ai i kishte tubuar ato me shumë vështirësi. Por, djali refuzoi kërkesën e babait dhe ia dha paratë borxhliut të babait dhe i tha që borxhin do ta merr nga unë e jo nga babai, dhe të mos e shqetëson më babain për këtë punë.

U kthye djali kah babai, e përqafoi fort, e puthi në ballë duke i thënë:
- O baba, ti je shumë më i vlefshëm për mua se sa ato para..

Plaku e shtrëngoi fort djalin, qau me zë, ngriti duart kah qielli dhe bëri lutjen:
- O Allah, të jesh i kënaqur me djalin tim, O Allah, hapja dyert e suksesit dhe ruaje nga çdo e keqe..

Djali vazhdoi në punën e tij si çdo ditë, por i mërzitur se si do paguaj borxhin e babait.
Një ditë, e vizitoi një shok i tij. E pyeti se pse duket i mërzitur, e ky i tregoi për gjendjen që kishte.
Shoku i tij i tha:
- Kam mundësi të të ndihmoj. Një mik i imi tregtar i njohur ka nevojë për një menaxhues të biznesit të tij, që të jetë i besushëm, e unë mendoj se ti je i tillë..

Shkuan te ai dhe bënë kontratën e punës së re. Rroga në punën e parë ishte 4500 Rijal, kurse këtu 15 mijë. Pasi që e pyeti se pse e la punën e vjetër, djali i tregoi për siuatën që kishte. Kur dëgjoi biznesmeni për sinqeritetin e tij ndaj babait i tha:
- Dua të fitoj pak sevape edhe une këtu. Une dua të paguaj borxhin që ke, që të jesh i kthejllët në punë. Pastaj dua të jap rrogë për 6 muaj që të rregullosh gjendjen tënde, e pastaj ne e rregullojmë këtë.

Djali ia ktheu borxhin e babait, dhe shkoi në shtëpi i gëzuar me lot në sy:

- O baba i dashur, lutja jote te Zoti për mua u pranua. Borxhi u pagua, paratë e martesës përsëri i kam, bile edhe më tepër, dhe kam një punë të mirë me një rrogë të mjaftushme.
U përqafuan të dytë, dhe duke qarë e falënderuan Zotin për këtë mirësi.


KUJDESI NDAJ PRINDËRVE, PASTAJ LUTJA E TYRE PËR TY, BËJNË MREKULLIRA NË JETËN TËNDE.



e huazuar ...