Intensiteti i djersitjes varet nga intensiteti i emocioneve, aktivitetit fizik dhe nga nxehtësia të cilës i ekspozohet trupi. Trupi në vazhdimësi liron djersë, edhe atëherë kur nuk jemi të vetëdijshëm për këtë.
Kur stimulohen gjëndrat e djersës, qelizat sekretojnë lëngun i cili përbëhet nga uji dhe ka koncentrim të madh të natriumit dhe kloridit dhe koncentrim të ulët të kaliumit. Sasia maksimale e djersës, të cilat mund ta prodhoj organizmi njerëzor është një litër për orë.
Djersa, vetvetiu nuk ka aromë, por kur bashkohet me bakteriet e lëkurës ose flokëve, proteinat dhe acidet yndyrore krijojnë aromë të pakëndshme.
Djersitja gjatë stinës së verës është e domosdoshme për t’u ftohur trupi, derisa disa hulumtime kanë treguar që parandalimi i djersitjes gjatë verës, duke përdorur antiperspirante dhe pajisje të aklimatizimit, mund të ketë efekte negative në shëndet.
Vera është stinë e vitit në të cilin trupi duhet të djersitet. Edhe pse djersitja e tepruar mund të ketë efekte negative, mungesa e djersitjes mund të lë pasoja negative për shëndetin e njeriut.
Dhe derisa për një numër të madh të njerëzve djersitja paraqet problem dhe siklet, ajo ka efekt të shkëlqyeshëm për shëndetin, ndërsa ekspertët theksojnë më të rëndësishmet:
- Djersitja është mënyra më e shpejtë e lirimit të trupi nga toksina
- Gjatë djersitjes sekretohen materiet e dëmshme, siç janë kolesteroli dhe kripa
- Djersitja përmirëson shëndetin kardiovaskular, ngase zemra nën ndikimin e ngrohjes së trupit punon në mënyrë të forcuar për të përmirësuar qarkullimin
- Djersitja mund ta ngadalësoj plakjen e lëkurës
- Gjatë djersitjes hapen poret, gjë e cila përmirëson teksturën dhe pamjen e lëkurës
- Djersitja është e shkëlqyeshme për dobësim, në një orë djersitje shpenzohen deri në 300 kalori
- Djersitja redukton nivelin e stresit dhe përmirëson disponimin