Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, është pritur në takim në selinë e Presidencës së Përgjithshme për Fetva dhe Kërkime Studimore, nga myftiu i Madh i Mbretërisë së Arabisë Saudite, njëherësh kryetar i Këshillit, eminenca e tij, shejh Abdulaziz bin Abdullah al Shejh.
Shkëlqesia e tij theksoi rëndësinë e takimeve të tilla ndërmjet liderëve islamë për konsultim dhe bashkëpunim ndërmjet tyre, gjithnjë në atë që i shërben myslimanëve.
Nga ana e tij, Myftiu Tërnava, përgëzoi përpjekjet e kujdesitarit të Dy Xhamive të Shenjta dhe Princit të Kurorës, në shërbim të Islamit dhe përkujdesjes ndaj Dy Xhamive të Shenjta, haxhive dhe vizitorëve, duke theksuar se këto përpjekje vlerësohen nga të gjithë myslimanët anekënd botës.
Myftiu Tërnava vuri në dukje qëndrimet historike të paraqitura nga lidershipi i Mbretërisë për popullin kosovar, që nga paslufta, duke falenderuar kështu Mbretërinë për përkrahjen e ofruar.
Ai theksoi rëndësinë e këtij takimit me Myftiun e Mbretërisë Al-Shejh, për diskutimet që u zhvilluan, duke synuar kështu thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve.