Hibiskusi ul shtypjen e gjakut

Qaji i përbërë nga lulet e hibiskusit është pjesë e mjekësisë popullore tradicionale në shumë kultura nëpër botë.

Hulumtimet shkencore tregojnë se efekti i saj në shtypjen e gjakut është më shumë se një gojëdhënë. Një studim nga Tufts Univeristy, ka treguar se disa gota qaj në ditë mund të ndihmojnë në uljen e shtypjes së gjakut tek personat me hipertension të lehtë.

Disa vullnetarë kanë pirë nga tre filxhanë çaj në ditë, ndërsa grupi tjetër i participantëve kanë pirë placebo me shije dhe ngjyrë të njëjtë. Ushqimi dhe aktiviteti trupor te të dyja grupet ka qenë i ngjashëm.
Pas gjashtë javësh, te grupi i cili ka konsumuar çaj nga hibiskusi, është vërejtur ulje e shtypjes së gjakut për 7.2 njësi, ndërsa te ata të cilët kanë konsumuar placebo vetëm për 1.3 njësi.

Shkencëtarët meksikan kanë gjetur se pigmenti i kuq në lulet e hibiskusit, antocianat, veprojnë sikurse barnat e quajtura ACE inhibitor (Journal of Ethnopharmacology, Jan. 8, 2010).

Ky veprim është i njëjtë që i bënë barnat Kaptopril dhe Lisinopril kaq efektive. Këto barna janë prej barnave më të përshkruara në botë për uljen e shtypjes së gjakut. Duket shumë fascinuese që një bar popullor funksionon me të njëjtin mekanizëm sikurse këto barna të dobishme.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)