A e dini se në këmbët tona kemi një “zemër të dytë”?

 


A e dinit se në trupin tonë ekziston ajo që shkenca e quan “zemra e dytë”?


Ky nuk është një trillim metaforik, por një emër që i është dhënë muskujve të pulpës së këmbës. Arsyeja është befasuese dhe thellësisht domethënëse: këta muskuj luajnë një rol jetik në sistemin qarkullues të trupit tonë.
Sa herë që ne ecim, ngjitemi në shkallë apo thjesht qëndrojmë në këmbë, muskujt e pulpës kontraktohen dhe veprojnë si një pompë natyrore. Ata shtyjnë gjakun nga këmbët drejt zemrës, duke e ndihmuar atë të përballojë gravitetin dhe të mos lodhet më shumë seç duhet.
Ky mekanizëm biologjik kontribuon në mënyrë të jashtëzakonshme në:
•    Nxitjen e qarkullimit të gjakut në vena,
•    Parandalimin e mpiksjeve të gjakut në këmbë,
•    Lehtësimin e ndjesisë së rëndesës, fryrjes dhe shfaqjes së variçeve,
•    Uljen e rrezikut të trombozës venoze të thellë (DVT).
Ky proces i mahnitshëm nuk ndodh rastësisht. Ai është rezultat i një bashkëpunimi të përkryer midis muskujve dhe valvulave të venave, të cilat parandalojnë rikthimin e gjakut mbrapsht.
Prandaj, qëndrimi ulur ose në këmbë për një kohë të gjatë pa lëvizje, është i dëmshëm. Lëvizja e thjeshtë, qoftë edhe vetëm ecja, aktivizon këtë sistem jetik dhe ndihmon zemrën të punojë më lehtë.
Me fjalë të tjera: Çdo hap që bën, është një dhuratë për zemrën tënde.
Ecja, shtrirjet, ushtrimet e lehta – janë gjeste të vogla, por me ndikim të madh në shëndet.
Sepse, në trupin tonë, çdo funksion është projektuar me një urtësi që shpesh e harrojmë...
Mos harroni: të kujdeseni për këmbët do të thotë të kujdeseni për zemrën tuaj. “Çdo hap që bëni, është një dhuratë për zemrën tuaj”


“A nuk mendojnë ata për mënyrën se si është krijuar njeriu?”( El Gashije, 88:17)
“Ai është që ju ka krijuar dhe ju ka dhënë dëgjimin, shikimin dhe zemrat. Sa pak jeni ju që falënderoni!” (El-Mulk, 67:23)


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)