Studentja 21-vjeçare nga India shkruan me dorë të gjithë Kuranin


Fathima Sajla Ismail, 21-vjeç nga India jugore, ka arritur të realizoj një vepër të jashtëzakonshme duke shkruar me dorë të gjithë Kuranin, duke përdorur një stilolaps tradicional me majë kallami.
Fathima është studente e programit Bachelor of Commerce (BCom), Markazul Huda Women's College në Kumbra, Puttur, Karnataka.
Fathima e filloi këtë projekt në janar 2021 gjatë izolimit nga pandemia e inkurajuar nga prindërit e saj që vlerësuan dorëshkrimin e saj të rregullt dhe aftësitë në kaligrafi, ndërsa e përfundoi më 2 gusht 2025, pas 2,416 orësh pune të përkushtuar.
Me një laps me ngjyrë të zezë, ajo ka hedhur në letër çdo fjalë të librit të shenjtë në 604 faqe të shkruara në letër të bardhë, blu të lehtë dhe jeshile të lehtë, me bojë të zezë. Dorëshkrimi, i cili peshon rreth 13.8 kilogramë, dhe është i lidhur në të kuqe dhe ar, me përmasa 22 x 14 x 5.5 inç, është konsideruar një dëshmi e jashtëzakonshme e durimit dhe disiplinës së saj.
Vepra e Sajlës u prezantua për herë të parë në Markazul Huda Women's College, ku ajo studion. Të pranishmit, përfshirë studiuesit dhe zyrtarët e kolegjit, e vlerësuan nismën e saj si një shembull frymëzues të përkushtimit dhe të respektit ndaj librit të shenjtë.
"Ky është jo vetëm një akt devotshmërie, por edhe një shembull i jashtëzakonshëm i disiplinës, këmbënguljes dhe dashurisë për dijen," u shprehën mësuesit gjatë ceremonisë së prezantimit.
Fathima shpreson që dorëshkrimi i saj të mbetet si një kujtim i vlefshëm shpirtëror dhe një burim frymëzimi për bashkëmoshatarët e saj.