Nga data 23 deri më 25 gusht 2025, në Trafford Centre të Manchesterit, Angli, rikthehet Festivali i Ushqimit Hallall.
Ky është edicioni i tretë i festivalit, ku pritet të tërheqë mbi 15 mijë vizitorë dhe mbi 25 kuzhina street-food nga e gjithë bota.
Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë ushqime të ndryshme, nga hot-dog-ët halal dhe corn-dog-ët koreanë, te curry japonez dhe specialitete libaneze, turke, italiane e xhamajkane - një udhëtim kulinar që zgjat tre ditë."
Përveç ushqimit, festivali ofron edhe një treg artizanal, ku vizitorët mund të shohin produkte të stilit të jetesës hallall: veshje modeste, bizhuteri të punuara me dorë, kozmetikë luksoze dhe pajisje udhëtimi. Çdo blerje është një mënyrë për të mbështetur dhe festuar trashëgiminë kulturore.
Ky festival nuk është vetëm për të shijuar ushqim - është një vend ku njerëzit takohen, ndajnë histori dhe krijojnë kujtime. Festivali i Ushqimit Halal në Manchester fton të gjithë të vijnë kuriozë dhe gati për të provuar shije të reja dhe për të festuar kulturën në të gjitha format e sa
Pas një viti pauze, organizatorët janë gati të mirëpresin vizitorët në një festival plot shije, ngjyra dhe atmosferë të veçantë, duke ofruar një përvojë që nuk duhet humbur.