Konvertimet në Islam - britaniket e racës së bardhë bëhen muslimane

Catrin Nye

Si 22 vjeçare, Aisha Uddin reciton Surën el-Fatiha, surja e parë e Kur'anit, në shtëpi bashkë me miken e saj të ngushtë Samia Karim. Ajo mund të ketë pengesa në fjalë, përndryshe tekstin e lexon shkëlqyeshëm. Por, ndryshe nga Samia 35 vjeçe e cila ka prejardhjen nga Pakistani dhe u rrit duke e lexuar librin e shenjtë, për Aishen kjo është diçka e re, ajo më parë quhej Laura dhe para dy vitesh ajo përqafoi Islamin.
Ajo është e zbehtë, ka sy të kaltër të ndritshëm dhe është me origjinë nga Birmingami. Deri vonë ajo ishte veshur si gratë e bardha britaneze. “Më parë ishin xhinset, bluzat e shkurta dhe shumë makiazh”, thotë ajo.

Sot, Aisha vesh një Xhilbab të gjatë të zi (një mbiveshje e gjatë) dhe një hixhab (shami) ngjyrë kremi. "Padyshim se për mua është një ndryshim dramatik, por gjithsesi jam e lumtur që e kam bërë këtë ndryshim, sepse tani unë nuk kam nevojë të shfaqem për askënd ".

Gjatë shkollimit, Aisha u interesua për fenë dhe filloi gradualisht të vizitoj xhaminë e saj të afërt për të mësuar më shumë. "Islami kapi syrin tim dhe kërkova që të shikoj më tej, njerëzit e kulturat. Vendosa ta studioj dhe gjatë studimit, mund të them se isha e rrethuar me fenë Islame."

Ajo thotë se kaloi shumë vite duke kërkuar më shumë për Islamin, para se të kyçej plotësisht në të, duke ndryshuar pamjen e saj dhe duke filluar të falet pesë herë në ditë. "Jeta ka ndryshuar në mënyrë dramatike, isha një kryeneqe , kam sjellë gjithmonë probleme në shtëpi, duke dalë jashtë shtëpisë dhe duke qëndruar kohë të gjatë jashtë saj, dhe duke mos u përpjekur mjaft për shkollë.
“Kur u bëra muslimane, u qetësova. Doja të rrija në shtëpi dhe të mësoja në internet ose të lexoja libra. Jam shumë më e gëzuar se që isha. Jam krenare për atë që jam dhe kam marrë një identitet të caktuar". Sipas një studimi të ri nga Universiteti i Swansea për bamirësi të çështje të besimit, Aisha është një nga të konvertuarit e bardhë të cilët janë në rritje.

Sipas disa studimeve në më shumë se 250 xhami britanike, të dhënat e regjistrimit të vitit 2001 dhe shifrat e konvertimit në Evropë, vlerësohen të jenë më shumë se 100.000 të rikthyer - të të gjitha përkatësive etnike - në Britani të Madhe. Kjo paraqet një rritje prej afro 60.000 të konvertuarve në vitin 2001.

Shumë të konvertuar, si Aishja, tregonin për përjetimet jo të mira në familjet e tyre. Ajo thotë se prindërit e saj mendojnë se konvertimi i saj përfaqëson një refuzim të edukimit të saj.

"Familja ime nuk ishte shumë e lumtur për këtë. Ata më pyesin: pse e ndryshove identitetin tënd? Pse i mbulon flokët ? Pse vishesh në këtë mënyrë?" thotë Aisha.

“Në qoftë se në të vërtetë i njihni këta njerëz, ata janë njerëzit më miqësor. Unë jam krenare që jam muslimane, nuk më brengos se çfarë thotë familja ime."

Sot, Aisha ka një shoqëri të gjerë. Kohët e fundit, ajo ka pasur një martesë tradicionale aziatike për një njeri britanez me origjinë nga Bangladeshi. Ajo, gjithashtu ka shumë miq, edhe të konvertuar, me të cilët u takua me grupet e reja muslimane. Aisha vështron mbi fotografitë e të gjitha grave të rreshtuara me shamitë në ngjyra të ndryshme gjatë dasmës së saj.

"Kjo është Leila, kjo është Hanani, kjo është Maria ... Samia është e vetmja aziatike," buzëqesh ajo.

Në xhaminë Regent's Park në qendër të Londrës ka shumë fytyra të bardha në mes të turmës për faljen e së premtës. Konvertimet ndodhin këtu çdo javë, kryesisht të shtunave, dhe të konvertuarit janë kryesisht gra.

Kunata e Toni Blerit, Lauren Booth, është një nga të konvertuarit e kohëve të fundit dhe ajo falet aty.

Një imam londinez, Ajmal Masroor, thotë se rezultati i studimit vie si befasi e vogël për të. Ai thotë se në përvojën e tij rreth tre të katërtat e konvertuarve janë gra.

"Shumë njerëz janë në kërkim të një jetese dhe përmbushjeve shpirtërore se sa një hedonizmi materialist që na drejton në vendin që kemi rreth nesh," thotë Imam Masroor.

"Ata gjejnë përgjigjen në Islam. Gratë e kanë të vështirë të reflektohen, të mendojnë dhe të marrin gjërat më seriozisht, madje edhe nga një moshë e re. "Kjo ka vazhduar 20 vitet e fundit dhe aq më tepër që nga 11 shtatori. Njerëzit janë kuriozë, kështu që ata lexojnë librin në vend të titujve të mediave të shtrembëruara.

"Ata mësojnë se Islami është përmbushës sikurse një udhëtim personal, si dhe një ndërgjegje kolektive." Sarah Joseph ulet në zyrën e saj, dhe studion edicionin e fundit të Emel, revista e jetës myslimane, të cilën ajo e redakton.

Ajo u konvertua në islam si një e re, dhe ka vënë shaminë. Ajo thotë ishte duke kërkuar diçka me kuptimplotë. "Unë jam rritur në një agjenci modelesh dhe kam qenë e rrethuar tërë jetën time nga bukuria e jashtme. Hixhabi është më shumë në lidhje në kërkim të bukurisë së brendshme", thotë ajo.

Pavarësisht nga vështirësitë, Sarah thotë se të konvertuarat britanike kanë një rol të rëndësishëm në shpjegimin e të dy anëve - muslimanëve të Britanisë dhe komuniteti jo-musliman - me njëri-tjetrin.

"Të konvertuarit e mirëfilli i përkasin dy traditave dhe duhet të veprojnë si një kanal për t’ju treguar të dy anëve që ne ndajmë shumë më tepër se ndryshimet që kemi." /bbc/



Përktheu dhe përshtati:
Naim Berisha


Artikulli radhës
Dy raste