Në dy raste qaj se nuk ka gjë të keqe:
Për një adhurim që e pate kryer ndërsa tani të ka ikur dhe për një mëkat që e pate lënë ndërsa tani e bënë.

Në dy raste gëzohu se nuk është keq:
Për një të mirë që je udhëzuar në të dhe për një të dobishme që ke udhëzuar për të.

Nga dy raste merr mësim shumë:
Të fortin e padrejtë që Allahu i Madhëruar e dobësoi dhe dijetarin moralprishur që Allahu i Madhëruar e zbuloi.

Me dy raste mos humb shumë kohë:
Një mëkat ndaj Allahut të Madhëruar që ka kaluar dhe një e mirë ndaj njerëzve që ka shkuar.

Për dy raste të të mos vijë keq:
Për një të mirë që ta mohojnë shokët dhe për një falje që ta mohojnë të liruarit.

Dy raste të të mos gëzojnë:
Vdekja e armiqve dhe humbja e të udhëzuarve.

Në dy raste mos e braktis përuljen:
Në përcjelljen e të vdekurve dhe në përjetimin e fatkeqësive (natyrore).

Në dy raste mos e ndal dorën:
Për ruajtjen e shëndetit tënd dhe ruajtjen e burrërisë tënde.

Mos u turpëro nga koprracia në dy raste:
Shpenzimi për mëkat ndaj Allahut të Madhëruar dhe shpenzimi në gjëra të panevojshme.

Veten harroje në dy raste:
Qëndrimin tënd para Allahut të Madhëruar dhe ndihmën tënde për ata që të kërkojnë ndihmë.

Në dy raste mos trego mendjemadhësi:
Kur ta kryesh obligimin dhe kur të ulesh me modestit.

Në dy raste mos u trego modest:
Kur ta takosh armikun dhe kur të ulesh me mendjemadhin.

Dy raste shpeshtoji sa të kesh mundësi:
Kërkimin e diturisë dhe bërjen e veprave të mira.

Dy raste pakësoji aq sa të kesh mundësi:
Ushqimin e tepërt dhe argëtimin e të papunëve.

Dy gjëra ruaji për ndërrimin e kohëve (ditëve):
Shëndetin dhe rininë tende.

Dy gjëra deponoji për Ditën e Llogarisë:
Diturinë dhe pasurinë tënde.

Qeshja të të mos mashtrojë në dy raste:
Qeshja e zullumqarit me ty dhe qeshja e të pikëlluarit tek ti.

Në një rast zemra jote të lidhet vetëm për dy gjëra:
Jetën tënde që të mos e duash në të askënd tjetër përveç Allahut të Madhëruar dhe të Dërguarit të Tij.

Në një kohë mos bëj asgjë tjetër përveç një gjëje:
Orën e vdekjes të mos shpresosh asgjë tjetër përveç mëshirës së Allahut të Madhëruar.



Dr. Mustafa SIBAI
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI