Molla Ka shije freskuese, është ushqim ideal për cilëndo pjese të ditës. Pos këtyre ajo sjell me vete edhe pese dobi të fshehta për organizmin tuaj.
Ushqim i ngadalshëm
Molla është e pasur me fibra. I nevojitet shume pertypje, që nuk rastis edhe me ushqimet tjera, prandaj organizmit i ofron rastin që të ndërpresë kur është i ngopur. Është ushqim ideal grimcues, shtypjen e gjakut e mban stabile, e po ashtu edhe nivelin e sheqerit e mban nën kontroll.
Merret frymë më lehtë
Nënat e fëmijëve të cilat gjatë kohës sa ishin shtatzëne kanë konsumuar nga një mollë në ditë janë më pak të rrezikuara se do të preken nga sëmundja e astmës. Shkencëtarët britanike kanë zbuluar se kjo pemë mbron edhe mushkëritë e të rriturve, nga infeksionet e ndryshme dhe nga kanceri.
Parandalon kolesterolin
Falë polifenolit, mollët mund të ulin kolesterolin e keq në gjak. Për të pasur një efekt maksimal, mollët nuk duhet qëruar – lëvorja posedon gjashtë herë më shumë efekt antioksidues.
Lufta kundër kancerit
Shkencëtarët italianë kanë lajmëruar se disa komponente që gjenden në mollë, kur e konsumoni të tërën (pa fara), ndikon në qeliza, forcimin e tyre. Njerëzit të cilët brenda ditës konsumojnë edhe më shumë se një mollë janë shume pak të rrezikuar nga sëmundja e kancerit.
Kthjellon mendjen
Me siguri që kthjellon mendjen ngase shton prodhimin e acetilholines, substancës e cila dërgon porositë mes qelizave nervore. Shkencëtarët nga universiteti Masacusets kanë zbuluar se molla po ashtu zvogëlon rrezikun edhe nga sëmundja e Alzhaimerit.