Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, po kryen Haxhin në Mekë, duke iu bashkuar miliona besimtarëve myslimanë nga e gjithë bota në pelegrinazhin më të madh islam.
Presidenti Begaj bëhet kështu presidenti i dytë i Shqipërisë që merr pjesë në Haxh, pas të ndjerit Bujar Nishani.
Ai u prit me nderime të larta nga autoritetet e Arabisë Saudite. Mikpritja zyrtare dhe respekti i treguar ndaj tij dëshmojnë vlerësimin që gëzon Shqipëria dhe populli shqiptar në botën islame.
Në rrjetet sociale janë publikuar edhe fotografitë e para të kreut të shtetit shqiptar me ihram, veshjen tradicionale që përdoret gjatë ritualeve të Haxhit.
Në këtë udhëtim në vendin më të shenjtë për myslimanët, Presidenti Begaj shoqërohet nga analisti dhe ish-kreu i Komitetit të Kulteve, Ilir Kulla.