Myftiu Tërnava priti në takim përfaqësuesin e Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare Islame në Pisa të Italisë

 


Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim Hamdi Kelmendin, përfaqësuesin e Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare Islame në Pisa të Italisë.
Gjatë takimit, z. Kelmendi e njohu Myftiun Tërnava me punët dhe angazhimet që po bëhen për ndërtimin e Xhamisë dhe Qendrës së Kulturës Shqiptare Islame në Pisa, si dhe me përgatitjet për organizimin e një aktiviteti që do të mbahet në nëntor të këtij viti, me qëllim të mbledhjes së fondeve për realizimin e këtij projekti.
Me këtë rast, Myftiu Tërnava vlerësoi rëndësinë e këtyre nismave për ruajtjen e identitetit fetar e kombëtar të shqiptarëve në diasporë dhe shprehu përkrahjen e tij për angazhimet që po bëhen në funksion të ndërtimit të kësaj qendre.



Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Simpozium shkencor për Muhamedin a.s. në Gjilan (VIDEO)