Ku e harxhojmë kohën?

Sa kohë kemi për punë në rrugën e Allahut? Sipas hadithit të Resulullahut s.a.v.s. njeriu i këtij ummeti mesatarisht jeton 60 deri 70 vjet.

Nëse e ndajmë ditën në tre pjesë 8+8+8=24 orë, do të shohim se vetëm në 21 vitet e jetës, 7 vite i kalojmë në gjumë, 7 vitet tjera në obligimet shkollore, ndërsa 7 vitet e fundit i kalojmë në të gjitha gjërat tjera jashtë këtyre.
Sot, myslimani është i vetëdijshëm që duhet të punojë për Islam në 20 vitet e jetës së tij.
Që d.m.th. se neve na ngelin afro 40 vite për punë tjera. Nëse prej atyre viteve, çdo ditë i marrim kah 8 orë gjumë, që d.m.th. 1/3 e kohës, neve na ngelin 26 vite. Nëse prej kësaj kohe marrin edhe 8 vite tjera për obligimet familjare, shoqëri etj, d.m.th. na ngelin edhe 13 vite. Sa na ngelet kohë për t`i kushtuar Islamit?

Supozojmë se do të jetojmë 60 vjet, por e kemi parasysh që ky supozim mund të mos jetë i saktë.

Nëse edhe këtu nuk kemi qëllim të qartë për punë për islam, planifikim të qartë të kohës, ne nuk do të kemi mundësi të kontribuojmë si kanë kontribuar popujt e civilizimeve tjera.

Ajo çka është pasuri që duhet shfrytëzuar në diagramin e kohës tek të rinjtë, është 90 orët e lira brenda javës të të rinjve. Çka mund të bëjmë për 90 orë?

Në çka është e harxhuar ajo kohë?

Sa prej asaj kohe është investuar në lexim?

Nuk e teprojmë kur themi se fshehtësia e suksesit në këtë botë dhe botën tjetër është në shfrytëzimin e kohës së lirë në punë të mira nga njerëzit.



Përktheu: Hamdi Nuhiju


Artikulli i kaluar
Monolog me njeriun