Disa studime të reja kanë shpjeguar se pektina dhe ekstraktet e pranishme në lëngun e mollës, besohet se kanë veti antikarcinogjene.
Këto studime kanë treguar se pektina, një heteropolisakarid i pranishëm në frutën e mollës, si dhe ekstraktet të cilat janë të pranishme në lëngun nga molla, ndihmojnë në formimin e substancave antikancerogjene gjatë procesit të fermentimit në zorrën e trashë, dhe në këtë mënyrë ndihmojnë që të pengohet zhvillimi kancerit.
Këto studime kanë shpjeguar se pektina dhe ekstraktet, në veçanti, e rritin nivelin e butiratit, një ester apo kripë e acidit butirik, i cili besohet se ka veti antikarcinogjene.
Duke marrë parasysh se mollët janë njëri nga frutat të cilat konsumohen më së shumti, dhe se karcinoma e zorrës së trashë hyn në grupin e kancereve më të shpeshtë, këto të dhëna tregojnë një dobi të konsiderueshme, dhe për këtë arsye duhet të shtohet gjithnjë e më shumë konsumimi i frutave të mollës. /Telegrafi/