Macet dhe qentë nuk janë për puthje

Në gojën e shokut më të mirë të njeriut mund të jetojnë numër i madh i mikrobeve që sjellin sëmundje të rrezikshme, sikur që janë inflamacionet në tru dhe gangrena dhe për këtë ekspertët rekomandojnë që fëmijët nuk duhet që qenin, apo kafshën tjetër, ta puthin, që t’i lejojë t’i lëpijë nëpër fytyrë dhe me të shkojë në shtrat.

Nëse megjithatë e qeni juaj ju lëpin, atëherë atë vend duhet ta lani me ujë e sapun, pasi që në këtë mënyrë do të ndaloni që nga kafsha tek njeriu të transmetohen bakteret sikur që është Pasteurella, e cila jeton në mukozën e hundës dhe fytin e kafshës dhe njeriut.

Ajo tek njerëzit, ndër të tjera, mund të shkaktojë helmimin e gjakut, inflamacionet e eshtrave, ndezjen e mushkërive dhe inflamacionet në tru dhe duhet shpejtë të kurohet me antibiotikë.

Bartës të baktereve

Shumë lloje të kafshëve mund të jenë bartës të baktereve edhe nëse ato janë plotësisht të shëndetshme. Edhe një bakter tjetër i rrezikshëm është Capnocytophaga, e cila shpesh është e pranishme në gojën e qenit apo maces, e cila mund të shkaktojë gangrenën, inflamacionet e membranave të trurit dhe zemrës dhe infeksione të tjera të rrezikshme.

Pronarët e maceve, munden, nëse i gërvisht macja e sëmurë, të preken nga dëmtimi i veshkës, mëlçisë, që shumë lehtë mund të sjell edhe vdekjen. Për këtë secilin kafshim apo gërvishtje më e madhe duhet ta trajtojë dhe dezinfektojë mjeku. Pas secilit kontakt me kafshën duhet mirë t’i lani duart, ndërsa kafshët të cilat mbahen në shtëpi duhet rregullisht të dërgohen tek veterinari, vaksinohen dhe pastrohen nga parazitët.

Nga 250 sëmundje të cilat nga kafshët mund të transmetohen te njerëzit, rreth 100 prej tyre vijnë nga kafshët shtëpiake, pohojnë shkencëtarët. 53 për qind e pronarëve e konsideron kafshën e tij si anëtar të barabartë të familjes, ndërsa 56 për qind e njerëzve e pranon që qeni i tyre çdo ditë fle me ta në shtrat, nga të cilët 26 për qind e tyre janë femra. /zeri/



* * *


Transmetohet nga Ebu Hurejra (Allahu qoftë i kënaqur prej tij!), se i Dërguari i Allahut (Paqja dhe Bekimi i Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Nëse lëpin qeni në enën e dikujt prej jush, ta lajë atë shtatë herë.”


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)