Ndoshta nuk do kishim pasur mundësinë për ta lexuar dhe për t’u njohur me këtë eksperiment nëse vete sociologia nuk do e kishte publikuar.
Ngjarja ka ndodhur me 22 Janar 2011.
Një sociologe amerikane, vendos te beje një eksperiment se sa të pranuara janë femrat myslimane në shoqërinë amerikane! Bleu një hixhab në një dyqan në një prej zonave të Nju Jorkut. Për ta vendosur hixhabin e ndihmoi një vajzë në dyqan.
Ditën e pare vendosi të shkojë në një librari, por nuk gjeti ndonjë diskriminim mbase çdo kush ishte i fokusuar në librat dhe nuk e kishte njeri mendjen ta shikonte një vajzë me shami.
Të nesërmen vendos të shkojë në supermarket. BOOM! Këtu u vu re menjëherë diskriminimi. Sapo hyri, vuri re shikimet e çuditshme që drejtoheshin mbi të! Teksa kërkonte të blinte disa produkte askush nuk iu afrua për t’i ofruar ndihme dhe për ta pyetur se për çfarë interesohej. Kur u largua askush nuk i tha shprehjet e zakonshme" Mirë se vini përsëri" apo "Kalofshi një ditë të këndshme" .
Ditën e tretë të eksperimentit të saj, shkoi në një restorant. Megjithëse pronari ishte një njeri i njohur i saj nuk ia hodhi sytë dhe më shumë përtesë e drejtoi tek një tavolinë.
Asnjë kamerier nuk shkoi për t’i marrë porosinë dhe nuk shkoi për ta pyetur nëse kishte nevojë për ndonjë gjë.
Sapo mbaroi së ngrëni darkë, ftoi pronarin dhe njërin prej kamerierëve dhe ju tregoi për eksperimentin e saj. Ata mbeten të habitur, por edhe të turpëruar që nuk e kishin shërbyer.
Ne fakt, gjate gjithë asaj kohe ata nuk e kishin shërbyer individin, por indiferentizmin ndaj një shamie që ajo e kishte vënë në kokë!
Diskriminime të tilla, nuk janë në leverdi të askujt, thjesht nxisin konflikte.
Është mirë që herën tjetër, të shihet personi që jeton nën shami, e jo vetë shamia. /ardhmeriaonline/