Boronica arrin të frenojë përhapjen e kancerit.
Të paktën ky është konkluzioni i një studimi, që është në gjendje të frenojë rritjen e tumorit dhe të stimulojë "vetëvrasjen" e qelizave kancerogjene, ashtu siç tregon një eksperiment te minjtë me neoplazi të ezofagut, të kryer nga ekspertët e "Ohio State Comprehensive Cancer Center" të publikuar në revistën "Cancer Prevention Research".
Sipas ekspertëve, boronicat kanë veti kemioparandaluese fal pranisë së antocianineve, një klasë e flavonoideve që janë në gjendje të pengojë përhapjen e kancerit për t'u përhapur në organizëm. Për më tepër, duket se kjo substancë mund të ndikojë në apoptosi të qelizave neoplaztike.
Gary D. Stoner dhe ekipi i tij kanë verifikuar duke ushqyer një grup brejtësish me një ekstrakt shumë të përqendruar të boronicave, duke treguar një efekt parandalues ndaj neoplazive. Bëhet fjalë për një nga pohimet e para mbi modelin te kafshët, të kryer in vitro.
Sipas ekspertëve, për të arritur efekte pozitive të antocianine një njeri duhet të marrë rreth 60 gramë pluhur boronice në ditë. "Tani që dimë se ekstrakti i antocianine është efikas kur përdoret me fruta të plotë, sigurojnë ekspertët, duke shpresuar se një ditë mund të përdoret një miksim i këtyre substancave për të luftuar tumoret. Objektivi është të zëvendësohet pluhuri i dëllinjes me përbërës të vetëm aktivë dhe të identifikohet më pas një mënyrë për t'i përhapur më mirë ndaj indeve, duke rritur kështu efikasitetin".