Me 15gusht 2011/ 15 ramazan 1432 h. Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës në Bashkëpunim me Ministrin e Vakfit të Egjiptit, kanë organizuar garat e Kur’anit - Hivzit në Kajro të Egjiptit.
Në këto gara morri pjesë edhe kandidati i Institutit të Hivzit “Medreseja e Madhe” në Gjakovë, hfz.Hakim Hoxha nga Theranda.
Sipas rrëfimit të garuesit, në Kajro, janë pritur me një pritje madhështore dhe me një respekt jashtëzakonisht te madh.
Me 17 ramazan është bërë një testim i garuesve se sa jenë të përgatitur për të marr pjesë në gara.
Garat kanë zgjatur 3 ditë, prej datës 18 deri më 20 gusht /ramazan. Më datën 18 gusht/ramazan, kanë hyrë ne gara ata te cilët kanë konkurruar për 30 xhuza (komplet Kur’anin), më datën 19 gusht, kanë hyrë në gara ata te cilët kanë konkurruar për 10 edhe 15 xhuza, kurse garuesi ynë ka konkurruar për 6 xhuza, dhe ka qenë i fundit, ka hyrë më 20 gusht pas faljes së namazit të teravisë.
Në gara morën pjesë garues nga të gjitha shtetet e botës. Vendin e parë në këto gara e ka zënë një hafiz nga shtetet afrikane, derisa kandidati nga Gjakova ka zënë vendin e 12-të.
Pas përfundimit të garave kandidatët kanë bërë shëtitje në vende të ndryshme të Kajros siç janë: piramidat, fakultetin e Al-Az-harit, mesxhidil-Husejn r.a.(xhaminë e Husejnit r.a) si dhe xhaminë e Mehmed Ali Pashes.
Garuesit janë falënderuar nga nikoqiri për pjesëmarrje, dhe janë shpërblyer me dhurata me nga një kopje të Tefsirit të Kur'anit me titull (El-muntehab fi tefsiril-Kur'anil-kerim), si dhe me shpërblime tjera dhe dhurata te ndryshme.
Përhatiti: Esat Rexha