E ardhmja e arsimimit të mëtejshëm të imamëve në Austri dhe Evropë

Me datën 17. 12. 2011 në Vjenë në Universitetin e vjenes -instituti për studime shkencore, u organizua Konferenca ndërkomëbtare "Trajnimi dhe arsimimi i imamëve në Evropë.

Në këtë konferenecë referuan ekspertë nga vendet e ndryshme të Evropës, të cilët në fokus të diskutimeve të tyre paten temën "Trajnimi dhe arsimimi i mëtejshëm i imameve në Austri dhe më gjerë ne Evropë". Kjo konferencë u organizuar me qëllim që përvojat e deritashme nga hapësirat evropane të nxisin dhe stimulojnë realzimin e këtij projekti me rëndësi të veçantë për islamin dhemuslimanët në Evropë.
Në konferencë u trajtuan dhe u diskutuan si aspketet shkencore dhe detyrat e një teologjie islame në kontekstin evropian, po ashtu edhe rendësia praktike dhe organizative e arsimittë ardhshëm të imamave.
Me qenë se pritjet dhe kërkesat e organizatave islame kanë rëndësi të madhe, në knferencë moren pjesë aktive edhe përfaqësuesit e shoqatave-Unioneve islame që veprojnë në Austi.
Ç'është e vërteta, për të strukturuar një teologji islame në universitete, në një afatë më të gjatë,duhet arriturnjë konsenzus ndërislamik, por që njëkohësisht të jetë i pranuar edhe nga shoqëria austriake. Ky objketiv i gjithmbarshëm shoqëror është i realizueshëm vetëm nëmpërmjet një trajnimi dhe arsimimi islamik -autentik, por në të njëjtën kohë një arsimim i orinetuar për të ardhmën dhe i destinuar të shikojë përpara.
Promotor i organizimit të kësaj konference ishte Prof. Dr. Ednana Aslan (Universiteti i Vjenës) në kuadër të projektit “Kursi universitar (Lehrgang):“Muslimanët në Evropë”
Në konferencë morën pjesë studius dhe profesor nga unversitet e ndryshme nga Gjermania, Anglia, Holanda, Zvicra, Austria etj. Përveç tjerash, vlen të përmendet se në këtë konferencë morën pjesë me referatët e tyre edhe 4 shqiptarë, tre nga Austria dhe nje nga Zvicra. Nga Zvicra ishte Bekim Alimi – imam dhe mësues i fesë ne Zvicer. Nga Austria: Mr. Muhidin Ahmeti – imam dhe kryetar i Unionit të shqiptarëve musliman në Austri, Vahidin Behluli –imam dhe mësues i fesë në Linz dhe Wels, Mr. Zekeria Sejdini – Docent në Universitetin e Vjenës dhe Insbruck-ut.
Në fund konferenca u cilësua si e sukseshme duke marrë parasysh faktin se aty u vunë në pah roli dhe përgjegjësia e madhe e imamit që ka sot në Evropë dhe sfidat e persepktivat e teologjisë islame në kuadër të kontekstualizimit të islamit në Evropë.



Mr. Muhidn Ahmeti


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Shkolla Verore mirëpret fëmijët nga data 6 korrik