Lajmë të mira për ata njerëz që preferojnë të pinë çaj për çdo ditë, pirja e kësaj pijeje mund ta ulë shtypjen e gjakut.
Studiuesit nga Universiteti i Australisë Perëndimore kanë zbuluar se pirja e tre filxhanëve me çaj të zi në ditë ulë shtypjen sistolike dhe diastolike të gjakut. Ai çaj është i pasur me polifenol, antioksidues i cili e ndalon rritjen e qelizave kancerogjene. Edhe një studim në Harvard ka zbuluar që kjo pije e forcon sistemin e imunitetit, ndërsa tani shkencëtarët pohojnë që e mbanë edhe zemrën të shëndetshme. Matja e shtypjes së gjakut përbëhet nga dy numra. I pari është ai sistolik dhe shënon shtypjen e gjakut gjatë të rrahurave të zemrës, në fakt tkurrja e cila e furnizon organizmin me gjak. Numri i dytë shënon atë diastolik dhe mat sasinë ë shtypjes midis të rrahurave, në fakt, kur zemra është duke pushuar. /kosovasot/