Kush është Bilal Abdusselam?

Nicolas Anelka ka lindur më 14 Mars të viti 1979 në Versajë të Francës.

Karrierën e futbollit e filloi në Paris Saint-Germain, por shumë shpejtë u zhvendos në Arsenal. Në Francë, në vitin 1998 - '99, u zgjodh lojtari më i mirë i ri. Ai ka luajtur për skuadrat më të mëdha evropiane si Paris Saint-Germain (1996-1997), Arsenal (1997-1999), Real Madrid (1999 dhe 2000) ... Pas kësaj periudhe kthehet prapë në PSG (2000-2002), ndërsa në sezonin 2001/'02 huazohet tek Liverpooli, e më pas luan edhe për Manchester Cityn (2002-2005), Fenerbahçen (2005-2006), Boltonin (2006-2008) dhe Chelsean (2008 - 2012). Aktualisht luan për skuadrën e kineze Shangai Shenhua e cili merr pjesë në Super Ligën kineze.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/anelka_1339159564.jpg[/img]

Për kombëtaren franceze në periudhën 1998 – 2010 është aktivizuar 69 herë, dhe ka regjistruara 14 gola.
Në fillim të qershorit 2004 Nicolas Anelka ka qëndruar në Arabinë Saudite dhe në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku në xhaminë Al-Wasl zyrtarisht përqafoi Islamin. Anelka e shqiptoi Shehadetin (dëshminë): "Nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe Muhamedi është rob dhe Pejgamberi i Tij", në praninë e dy dijetarëve islam.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/anelka1_1339159324.jpg[/img]

Interesi i tij për Islamin filloi në vitin 1999. Atë vit, në një shkollë në Trappes, periferi të Parisit, kishte kontakt me muslimanë.
"Isha shumë i interesuar për fenë Islame”, thotë Anelka. “Derisa isha në Trappes, shoqërohesha me muslimanë, dhe me ta kam diskutuar shumë. Gjatë verës, kemi qëndruar deri në orët e hershme të mëngjesit, duke diskutuar rreth fesë Islame. Një natë, papritmas, pa paralajmërim, si t’më kishte goditur rrufeja, të gjitha ato që i kam kuptuar në kokën time, më janë zbarkuar në zemër. E kam kuptuar se I Vetmi më ka zgjedhur të jem njëri prej të shpëtuarve!

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/anelka2_1339159372.jpg[/img]

E mora emrin Bilal Abdusselam. Bilal, sipas robit zezak nga Abisinia të cilin Islami e kishte nderuar të bëhet myezini i parë, duke i shlyer kështu të gjitha dallimet racore midis njerëzve. Ndërsa Abdusselam do të thotë rob i Atij që jep selam - paqe ...
Islami ma ka hapur mendjen dhe zemrën. Kam gjetur ekuilibrin midis trupit e shpirtit... dhe e kam gjetur paqen ... ma ka dhuruar Ai që e jep paqen."