Më datë 8 qershor 2012, e premte, në degën e Kumanovës të Forumit Rinor Islam u bë promovimi i librit “Rrëfime islame në psikoterapi” të bashkëpërkthyer nga Arsim dhe Arlinda Jonuzi, autor i të cilit është Abdullah Rajan.
Si çdo të premte që Dega e Kumanovës organizon ligjërata me hoxhallarë në zyrat e saj, edhe këtë të premte u organizua ligjëratë, si pjesë e parë e mbrëmjes, kurse pastaj u bë një promovim modest i këtij libri.
Fjalim mbajti kryetari i degës, Berat Limani, i cili i uroi përkthyesit për këtë sukses dhe i dëshiroi punë të mbarë edhe në të ardhmen. Më pastaj fjalë iu dha Imer Mustafës, teolog dhe një nga ligjëruesit e degës, ashtu si edhe Milazim Mustafës, nënkryetar i përgjithshëm i Forumit Rinor Islam, të cilët po ashtu i uruan përkthyesit për punën e bërë dhe gjegjësisht thanë fjalë miradije e folën mbi rëndësinë e leximit dhe shtjellimit të tematikës çfarë trajton edhe ky libër.
Në fund fjala iu dha edhe përkthyesit të librit, Arsim Jonuzit, aktualisht nënkryetar i degës së FRI-së në Kumanovë, i cili shkurtas tregoi për hapat e parë të veprimtarisë si përkthyes dhe më pas përzgjodhi një pjesë nga libri dhe e parafrazoi para të pranishmëve.
Mbrëmja përfundoi me një koktel, ku më pas të pranishmit kishin mundësi të blenin librin, me një dhurim simbolik prej 20% nga sasia e përgjithshme e shitjes të së cilit përkthyesi tha se do t’i dhurojë për arkën e degës.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/promovimi-(1)_1339398206.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/promovimi-(2)_1339398223.jpg[/img]
Zyra për Marrëdhënie me Publikun pranë Forumit Rinor Islam