Forumi Rinor Islam Dega Tetovë me datë 15.08.2012 në sheshin Iliria në Tetovë organizoi “Mbrëmje Kur’anore”. Këtë vit ky aktivitet u realizua në ambient të hapur dhe për së pari herë në sheshin e qytetit dhe në bashëkpunim me Komunën e Tetovës.
Hapja u bë më këndimin e ezanit, nga hafiz Emini, përndryshe muezin në Xhaminë Eski të Tetovës, një zë shumë karakteristik dhe i mirënjohur për Tetovarët.
Fillimisht fjalim përshëndetës pati kryetari i FRI-së, Fevzi Musliu, i cili mes tjerash theksoi rëndësinë e Kur’anit dhe mësimeve që duhen nxjerë nga fjalët e Zotit të Madhërishëm. Ai falenderoi hafizat që pranuan ftesën për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe të japin emocione për qytetarët e pranishëm.
Së pari lexoi hafizi më i ri Tetovar, Muhamed Memedi, që me sukses mbron hifzin (mbamëndjen përmendësh të Kur’ani Fisnik) që në moshën 11 vjeçare, dhe kjo ishte një mënyrë simbolike për të promovuar dhe motivuar hafizat e rij, që janë simbol i këtij qyteti.
Pjesa kryesore këtë natë u takonte lexuesve të spikatur që ishin ftuar për këtë aktivitet. Dy perj tyre ishin nga Tetova, respektivisht hafiz Haris Memedali dhe hafiz Besir Limani, një mysafir ishte nga Kumanova hafiz Abdulla Sahqiri dhe tjetri nga Kosova hafiz Egzon Ibrahimi, që të gjithë pjesëmarrës në gara të ndryshme për lexim të Kur’anit Fisnik.
Me zërat e tyre të mrekullueshëm arritën që të bëjnë një atmosferë të këndshmë në sheshin e Tetovës dhe të dhurojnë çaste të këndshme për qytetarët e shumtë të cilët ishin mbledhur për t’i dëgjuar ato. Shpresojmë që me lejen e Zotit, aktivitetet e këtilla të jenë pjesë e Forumit Rinor Islam edhe në të ardhmen.