Nuk “luan vendi” Aqif Effendi Blyta

Fletëparaqitje për kundërvajtje kundër qeverisë komunale të Pazarit të Ri (Novi Pazar), për shkak se nuk e ka hequr panelin e Aqif Effendiut.

Në Pazarin e Ri (Novi Pazar) ende nuk është hequr paneli i Aqif Effendiut, prandaj ka reaguar Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike e shtetit serb. Afati prej një muaji për ta hequr panelin nuk është respektuar, reagim i kotë i shtetit serb shkruan “ Novosti”
Ministria e Drejtësisë dhe Administratës Publike ka ngritur akuza për kundërvajtje kundër kryeshefit të administratës së Novi Pazarit, sepse nuk është ndërmarr asgjë sipas një vendimi urgjent për ta hequr panelin e Aqif Effendiut, e cila u vendos gjatë verës së kaluar në këtë qytet.
Siç bënë të ditur e përditshmja beogradase "Novosti", fletëparaqitjen ditë më parë e ngriti zyrtarisht Inspektorati i Ministrisë, procesvërbali i kësaj ngjarje tashmë është në polici dhe në prokurori. Kjo është gjendja momentale e këtij rasti, i cili e trazoi opinionin e gjerë në fillim të gushtit, për të cilin rast qeverinë serbe kishte mbajt seancë të jashtëzakonshme.
Se kur do të hiqet paneli i Aqif Effendiut , i cili është e vendosur në zonën e këmbësorëve, nuk e di askush. Kryetari i Komunës Meho Mahmutoviq, nga udhëtimi zyrtar në Vjenë, “Novostit “ shkurtimisht iu kishte përgjigjur:
- Nuk merrem këtë rast, kam punë më të rëndësishme.
Në Ministrinë e Drejtësisë thuhet se që të gjitha veprimet e mëtejshme rreth panelit do të jenë "në përputhje me ligjin". Sekretari i qeverisë serbe Velko Odaloviq kishte deklaruar për "Novostin" se vendimet duhet të respektohen, edhe nëse janë vetëm të shkruara në formë të rekomandimeve .
Nga ana tjetër, Presidenti KKB Esad Xhuxheviq, beson se paneli do të mbetet, edhe pse qeveria ka mjete për ta larguar me forcë panelin e Aqif Effendiut:
- Ai për ne është një figurë e padiskutueshme historike. Nëse dikush mund të na bindin ndryshe, ne jemi të gatshëm për të biseduar. Ndërsa panelin nuk e heqim. Këto ishin fjalët e njeriut kyq sa i përket këtij rasti, transmeton Sanxhaklive, duke cituar të përditshmen “Novosti”.



Përgatiti: Ismet Azizi