Në Prishtinë janë mbajtur “Garat e Njohurive Fetare” në nivelin shtetëror

Më 15 shtator 2012 në ambientin e Medresesë së Mesme “Alauddin” në Prishtinë u mbajtën “ Garat e Njohurive Fetare” në nivelin shtetëror.

Të Rinjtë janë e ardhmja e çdo vendit. Në shoqërinë tonë mbi gjysma e popullsisë i takojnë moshës së re, që paraqet një përparësi të madhe në raport me vendet tjera të rajonit, andaj të rinjtë e vendit tonë e meritojnë që të kemi një kujdes të shtuar ndaj tyre në aspektin e arsimimit dhe edukimit të tyre, kjo madje është edhe një obligim fetar për ne si hoxhallarë, por edhe si prindër, andaj me qëllim të rritjes së vetëdijes për këtë dukuri Departamenti i të Rinjve i BIK në bashkëpunim me Departamentin e Gruas pranë BIK e me përkrahje te madhe nga Myfti i Republikës së Kosovës Mr. Naim ef. Tërnava dhe nga kryeimami i BIK Sabri ef. Bajgora, për herë të parë organizuan “Garat republikane të njohurive fetare'.

Të pranishmëve në fillim u drejtua Kryeimami i Republikës së Kosovës Sabri ef. Bajgora me një fjalë rasti ku u uroi të gjithë garuesve fat dhe suksese në garat e tyre, dhe duke i porositur hoxhallarët që të shtojnë përpjekjet e tyre në punën me fëmijët nëpër xhamitë e vendit. Në këtë garë ishin të pranishëm 18 ekipe nga 18 Këshilla të Bashkësisë Islame: Preshevë, , Prishtinë, Istog, Lipjan, Skënderaj, Dragash, Gjilan, Hani Elezit, Kamenicë, Prizren, Rahovec, Suharekë, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Vitia, Fushe Kosova, Malisheva.

Në Finale u kualifikuan vetëm gjashtë ekipe: Presheva, Prishtina, Shtime, Istogu dhe Rahoveci. Vendi i parë i takoj ekipit nga Rahoveci nxënës të Shani ef. Sylka, kurse në vendin e dytë u rendit ekipi nga Prishtina, nxënës të Hakif ef. Hoti, kurse vendi i tretë i takojë ekipit nga Presheva. Fituesit të garës i takojë çmimi ‘Haxhi Nderi’ kurse shpërblimet u ndanë edhe për të gjithë pjesëmarrësit tjerë. /bislame/

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1348735544.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1348735560.jpg[/img]