Edhe një tjetër konvertim në Qendrën Islame shqiptaro amerikane të Arizonës

Pas Namazit të Xhumasë, me datën 2 Nëntor 2012, Qendrës Islame Shqiptare Amerikane iu shtua një anëtarë i ri, Mr. Douglas, i cili më përpara i përkiste besimit të krishterë.

Pas ngjarjeve të 11 Shtatorit 2001, Douglas kishte dëgjuar dhe lexuar komente negative rreth Islamit dhe muslimanëve, gjë që e kishte shtyer atë të lexonte më shumë rreth kësaj feje. Ai pas leximeve të shumta kishte arritur bindje pozitive rreth islamit dhe muslimanëve. Kjo bindje u shtua dhe më shumë kur ai u takua me zonjën Nevin nga Egjipti, e cila i sqaroi atij çështjet Islame në detaje dhe e solli atë në duart e Imam Didmar Faja në xhaminë Greenway Masjid të pranojë Islamin. Pas deklarimit të dëshmisë Islame (shehādet), besimtarët e gëzuar mbushën xhaminë me thëniet Zoti është më i Madhi (Allahu Ekber).
Në bisedën që Douglas bëri me Imamin ai u shpreh: “Pjesëtarët e familjes i kam të krishterë dhe disa nga ata janë evangjelistë të fortë. Kur shkoja në kishë përballesha me ide shumë të izoluara nga priftërinjtë dhe pjesëtarët e kishës. Bindja tek ata është se vetëm ata do jenë të shpëtuar dhe te gjithë tjerët janë në humbje. Por, nuk mbaronte me kaq, ekzistonte një ndarje e theksuar midis tyre dhe njerëzve tjerë duke përfshirë dhe pjesëtarë të grupeve të tjera krishtere. Ndërsa nga aspekti teologjik, në kishë më shumë dëgjoja rreth frikës ndaj Jesusit, por me ardhjen time në këtë xhami, dëgjova rreth mëshirës dhe dashurisë së Zotit ndaj krijesave, esenciale kjo e Islamit. Përshtypje dhe mbresa të thella, me ka lenë fakti se si paqja është e gërshetuar me fenë e pastër Islame dhe e dyta është mikpritja dhe zemërgjerësia e muslimanëve në një mënyrë që kurrë se imagjinoja te bëhej në kishë.”
Të gjithë besimtarët e përqafuan vëllanë e ri në Islam, dhe i uruan atij mirëseardhjen në komunitet.



Përgatiti: Didmar Faja