Rekomandimi nr.1
- Konsumoni ushqimi cilësor dhe të shumëllojshëm!
- Hani me rregull, ngadalë dhe në ambient të këndshëm.
- Kushtoni kohë të mjaftueshme vaktit tuaj.
Përse?
Konsumimi i ushqimit të shumëllojshëm dhe në sasi optimale furnizon me materie ushqyese të pazëvendësueshme për të cilat ka nevojë organizmi ynë, me ç`rast nuk konsumohet sasi e tepërt e energjisë, yndyrërave, kripës dhe sheqerërave. Gjatë të ngrënurit me rregull evitohet konsumimi i sasive të stërmëdha të ushqimit njëherësh dhe arrihet një tretje dhe shfrytëzim më i mirë i materieve ushqyese të cilat i përmban ushqimi.
Të ngrënurit ngadalë dhe në një ambient të këndshëm ndihmon shijimin sa më të mirë të shijes dhe aromës dhe shfrytëzimin e materieve ushqyese.
Këshilla praktike
- Në vaktet e përditshme mundohuni të konsumoni ushqime të të gjithë grupeve kryesore të ushqimit:
1. ushqim faror(drithëra) dhe patate;
2. fruta dhe perime;
3. qumësht dhe prodhime të qumështit;
4. mish, peshk, vezë, ushqime të grupit të fasules dhe gëzhojë.
Duhet të kufizohet konsumimi i vajrave dhe ushqimeve me një përqendrim të madh të sheqerërave si dhe pijet me sheqer.
- Hani me rregull, 3-5 herë ne ditë. Darkoni jo me vonë se 2-3 orë para se të flini gjumë
- Mëngjesi ka shumë rëndësi dhe nuk duhet të mos konsumohet.
- Kushtoni kohë të mjaftueshme vaktit tuaj dhe hani në ambient të këndshëm.
Rekomandimi nr. 2
Konsumoni ushqim faror i cili është një burim i rëndësishëm i energjisë. Konsumoni bukë integrale dhe prodhime tjera integrale.
Përse?
Buka dhe ushqimet e tjera farore janë të pasura me amidon i cili është një burim i rëndësishëm i energjisë. Gjithashtu përmbajnë edhe një sasi të konsiderueshme të fibrave bimorë
Burim i pasur i amidonit janë patatet.
Buka integrale dhe ushqimet tjera integrale janë mjaft të rëndësishme për konsumimin e vitaminave, materieve minerale dhe fibrave bimorë (celulozës, etj).
Ushqimi faror integral e stimulon funksionimin e sistemit tretës dhe e zvogëlon rrezikun nga opstipacioni, nga disa sëmundje të enëve të gjakut si dhe nga disa lloje të kancerit.
Këshilla praktike
Në mënyrë të përditshme përfshini bukën, ushqimin faror ose patate në një sasi prej 300-400 gramë në ditë (sasia varet nga gjinia dhe aktivitetit fizik i personit)
Konsumoni prodhime integrale: bukë, brumëra, oriz integral, misër, fjolla të tërshërës etj.
Konsumoni patate të pjekura ose të ziera, evitoni patatet e fërguara dhe patatinat.
Kufizoni konsumimin e brumërave, ushqimeve me përqendrim të madh të yndyrërave( pite, petulla, fli etj).