Me moton “10 vjet ecim së bashku”, Dega e Forumit Rinor Islam në Kërçovë shënoi dhjetëvjetorin dhe kujtoi publikun për aktivitetet e realizuara përgjatë kësaj decenie.
Në vrazhdën e festave të 100 vjetorit të shtetit shqiptar, FRI, dega në Kërçovë organizoi manifestim madhështor me një program të pasur kulturo – artistik. Ekskluzivisht për këtë manifestim, u shfaq një dokumentar i cili përmblodhi disa nga aktivitetet e këtij asociacioni përgjatë dhjetë vjetëve, nga viti 2002 e deri më tani.
Manifestimi filloi me leximin e asheres nga Xhabir Emini, ndërsa programin e hapi kryetari i degës së FRI-së, z. Muhamed Mehmedi, ndërsa të pranishmëve u uroj mirëseardhje edhe kryetari i Forumit Rinor Islam në nivel republikan, z. Fevzi Musliu. Pas kësaj, moderatori Agron Vrangalla, ftoj publikun të ndjekin filmin dokumentar, i cili ishte vetëm një përmbledhje e gjithë asaj që është punuar për 10 vite me radhë.
Në këtë manifestim u ndanë edhe dekorata për disa institucione dhe personalitete për bashkëpunimin e tyre korrekt dhe kontributin e dhënë në realizimin e aktiviteteve të FRI-së. Nga institucionet e dekoruara ishin Komuna e Zajazit, Komuna e Osllomesë dhe Xhamia e Rugenzdorfit në Zvicër. Ndërsa nga personalitetet, u dekoruan z. Ali Ahmeti për kontributin e dhënë në çështjen kombëtare; akademik Feti Mehdiu për kontributin e dhënë në çështjen fetare dhe kombëtare; z. Rufat Sherifi, ish kryetar i Forumit Rinor Islam, z. Ferit Zeqiri, imam në Xhaminë e Regenzdorfit. Dekorata u ndanë edhe për tre aktivistët e përhershëm, njëherit edhe ndër themeluesit e parë të Forumit Rinor Islam në Kërçovë, z. Kujtim Kasami, z. Qamil Rushiti dhe z. Mazllam Osmani.
Përveç këtyre personaliteteve, dekorata u ndanë edhe “post mortum”, për dy njerëz të mëdhenj nga Kërçova, të cilët jetën e tyre e shkrinë për mirëqenien e atyre që sot jetojnë në paqe. Ata ishin Mefail Shehu Zajazi, një komanadant ushtarak demokrat, për figurën e të cilit kanë shkruar historianë dhe kriticientë dhe Jusuf Ali Albani, veprimtar i dalluar i kauzës kombëtare, diplomat, deputet në Parlamentin Osman dhe pjesëmarrës në Lidhjen e Prizrenit.
Për disponimin e të pranishmëve, u servua një program i pasur kulturo – artistik me dy ilahi të interpretuara nga Aziz Murati, ilahi nga Alit Ahmedi dhe Hajrie Ademi poezi nga Fatmir Muja të interpretuara nga aktori Arsim Fazlija dhe Arlind Ahmedi, si dhe ilahi e koordinuar nga prof. Daut Jonuzi me korin e gjimnazit “Drita”.
Pas manifestimit, për dashamirët e këtij asociacioni, u shtrua një koktel modest i përgatitur nga Sektori i femrës pranë FRI-së në Kërçovë/A.V/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/10-vite-ne-kerc_1353764730.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1353764750.jpg[/img]