Unioni Shqiptar në Austri pret komisionin qeveritar për liritë fetare në Kosovë

Unioni i Shqiptarëve Musliman në Austri priti komisionin qeveritar për liritë fetare në Republikën Kosovës.

Komision i përbërë nga:

1. Amir Ahmeti - Kryetar i komisionit si dhe deputet në parlamentin e Kosovës
2. Habit Hajredini - Drejtor i zyrës së Kryeministrit për qeverisje të mirë, për të drejtat e njeriut dhe trashëgiminë kulturore në Kosovë.
3. Sabri Bajgora – Kryeimam i Kosovës.

Ky komision i formuar nga qeveria e Kosovës dhe kryeministri do të hulumtojë përvojat dhe praktikat e shteteve evropiane lidhur me liritë fetare në përgjithësi dhe aplikimin e mësimit fetar në veçanti.
Pas grumbullimit të përvojave dhe praktikave më të mira nga këto shtete, komisioni do të formulojë modelin e vet më të mirë duke i pasur gjithmonë parasysh karakteristikat dhe veçantitë e Kosovës dhe atë model do t’ia paraqesë Qeverisë për aprovim.
Komisionin qeveritar nga Kosova e priti kryetari i Unionit Mag. Muhidin Ahmeti, nënkryetari: Abdurahim Kamili, Mag. Ademsafi Bajrami - imam në xhaminë shqiptare në Wien(16 Bezirk), Rushan Bajrami, Mahir Zeqiri arsimtarë të mësimit fetar në shkollat shtetërore të Austrisë, Alajdin Jashari (Imam dhe mësues i fesë), Kryesia e xhamisë shqiptare në Wien.
Kryetari i Unionit dhe anëtarë e Kuvendit e informuan komisionin qeveritar për përvojën austriake dhe për mundësitë e mëdha që i ofron shteti i Austrisë në pikëpamje të sigurimit të lirive fetare dhe pozites së mësimit fetar në shkollat shtetërore të Austrisë. Austria në ktë aspekt është model në të gjithë Evropën. Këtë vit ne shqiptarët në Austri festojme dy 100 vjetore: 100 vjetorin e pavarësisë së shqipërisë dhe 100 vjetorin e “Ligjit Islam” (Islam Gesetz), një ligj, i cili që në vitin 1912 i dha fesë islame dhe B. Islame statusin juridik të barabartë me Kishën katolike dhe të gjitha komunitete tjera të krishtera.



Abdrrahim Kamili (Nënkryetari i Unionit)



[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled_1354175362.jpg[/img]