Një tjetër konvertim në Qendrën Islame Shqiptaro Amerikane të Arizonës

Komunitetit të Greenway Masjid-it iu shtua edhe një anëtar i ri, Cory, i cili me datën 30 Nëntor 2012, pas faljes së namazit të akshamit, pranoi Islamin

Cory është afrikano-amerikan i cili ka jetuar në California dhe ka vetëm dy javë që ka ardhur në Arizona.

Ai më përpara ka eksploruar fetë tjera në detaje dhe u shpreh se rezultati i gjithë këtij eksplorimi, e ka dërguar atë në pranimin e Islamit.

Pas ceremonisë së pranimit të Islamit, e cila u mbajt nga Imam Didmar Faja, Cory ndihej i mbushur me dritën Islame që penetronte zemrën e tij. Kjo ndjenjë dallohej në fytyrën e tij, në momente kur ishte ulur në klasën e Kur’anit që drejtohej nga Shejkh Abdulkhaliq.

Ai nuk i kuptonte fjalët e Kur’anit në gjuhën Arabe, por megjithatë qëndroi për një kohë të gjatë dhe më pas u shpreh: “Kështu kam dëshirë!”

Cory, pas pranimit të Islamit mori emrin Khalil, i cili është një emër i Profetit Ibrahim (a.s.), që do të thotë: i afërm. Ibrahimi (a.s.) është quajtur Khalilull-llah, i afërmi i Zotit.

I urojmë çdo të mirë Khalilit në udhëtimin e tij të ri!

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/123_1355147707.jpg[/img]


Përgatiti: Didmar Faja
(Drejtues i Qendrës Islame Shqiptare në Arizona të SHBA)