Infeksionet e veshkave, fshikëzës dhe uretrës janë më të zakonshme tek meshkujt që nuk janë bërë synet, bëjnë të ditur shkencëtarët australianë.
Shkencëtarët nga Universiteti i Sidneit kanë vërtetuar se djemtë nën moshën njëvjeçare, të pa bërë synet, kanë qenë 10 herë më të rrezikun nga këto infeksione, derisa meshkujt e moshuar katërfish më shumë.
Në studimet e tyre, janë analizuar të dhënat e 407 902 pacientëve të cilët janë mbledhur nga 22 studimet e mëparshme të kryera mes viteve 1987 dhe 2012.
Studimet tregojnë përparësitë e synetisë tek fëmijët, me qëllim që të reduktohen sëmundjet e veshkave, fshikëzës dhe uretrës. Disa studime kanë treguar se synetia edhe tek meshkujt 30 vjeçar redukton rrezikun nga këto sëmundje. Me argumentimin se bakteret escheria coli, të afta që të strehohen në lëkuren e kokës së penisit shkaktojnë infektimet më të shpeshta te traktit urinar plotësohet një kriterium i kauzalitetit të ndërsjelle.
Komplikimet e sëmundjeve të rrugëve urinare janë: ndërprerja e punës së veshkave, inflamimet kronike të veshkave deri te insuficienca renale. Është vërtetuar se edhe me masat më të rrepta higjienike, nuk mund të mënjanohen bakterit nën lëkuren e kokës së penisit.
Studimet e mëparshme kane treguar shkallën e lartë të uretritit (inflamimit të këndit urinar) tek meshkujt e pa bërë synet. Edhe rezultatet e studimeve të reja tregojnë të njëjtën gjë. Një studim nga Australia në vitin 1992 tregon se meshkujt e pa bërë synet sëmuren më shpesh nga chlomidija (inflamimi jospecifik i kanalit urina).
Në bazë të këtyre argumenteve, mund të konkludohet se disa prej sëmundjeve seksuale transmetuese prekin më shumë meshkujt që nuk janë bërë synet.