Vaji i ullirit mbron organizmin nga kanceri i gjirit ngase në kontakt me qendrat kancerogjene, në mënyrë të shumanshme sulmon tumorin.
Udhëheqësit e studimeve të ndryshme sugjerojnë që brenda një dite të konsiderohet një sasi e mjaftueshme e vajit të ullirit.
Nëse çdo ditë hidhni nga disa pika të vajit të ullirit në ushqimin tuaj do të mund ta parandalonte shfaqjen e kancerit të gjirit. Hulumtime të ndryshme të shkencëtarëve, mjekëve dhe ekspertëve të ndryshëm bëjnë me dije se vaji i ullirit në shumë mënyra sulmon tumorin duke e penguar rritjen dhe zhvillimin e tij dhe duke inkurajuar qendrat e shëndosha që të mbrohen nga dëmtimi i ADN-së.
Ekspertët spanjollë nga universiteti autonom i Barcelonës kanë tentuar ta zbulojnë se pse studimet e deritashme kishin lidhur ushqimin e pasur me vaj ulliri me rrezikun e vogël të shfaqjes së tumoreve të ndryshëm.
Në një eksperiment që ishte kryer në minj, ishte vërtetuar se vaji i ullirit pengon punën e gjeneve që shkaktojnë zhvillimin e kancerit të gjirit. Përpos kësaj vaji i ullirit ‘përjashton’ proteinat në të cilat varet jeta e qendrave kancerogjene. Përpos gjithë kësaj pune që bën vaji i ullirit për mbrojtjen e shëndetin tonë, ai po ashtu mbron ADN-në nga dëmtimet të cilat mund t’i prekë zhvillimi i kancerit. Këto të dhëna ishin botuar në revistën për shëndetësi ‘Carcinogenesis’.
Udhëheqësi i këtyre studimeve, Eduard Eskrih, porosit që të gjithë së paku të konsumojmë 50 ml. vaj ulliri brenda një dite të vetme. Vetëm konsumimi për një periudhë të gjatë kohore do të japë rezultate të kënaqshme.
Një studim tjetër i ekspertëve spanjollë kishte vërtetuar se vaji i ullirit ‘refuzon’ gjenet që janë të lidhura me sëmundjet e enëve të gjakut.