Të enjten, më 31.01.2013 në teatrin “Migjeni”, Myftinia e Shkodrës, në kuadër të aktiviteteve të veta fetare, ka organizuar mbrëmje artistiko-fetare për nder të lindjes së Muhammedit s.a.v.s. “I dërguari i fundit, mëshira e dhuruar”.
Përveç mysafirëve të shumtë si Kryetari i Bashkisë Shkodër, Prefektja e Shkodrës, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, përfaqësues të lartë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Myftiu i Tiranës, Myftiu i Malësisë së Madhe, personalitete të shquara islame të trevave shqiptare, drejtues të shoqatave partnere, besimtarë të shumtë, të rinj e të reja, në këtë manifestim ishte ftuar edhe kryetari i KBI-së në Gjakovë, Ahmet ef.Hoxha, përmes kryetarit të KBI-së në Prizren Lutfi ef.Ballëk.
Programi filloi me këndimin e ezanit, nga myftiu i Gostivarit Hafiz Et-hem Haliti.
Në vazhdim, u lexuan pjesë të Kur’anit nga pedagogu i Universitetit “Bedër”, Hafiz Davut Aktepe.
Më pas u shfaq dokumentari “Dhembshuria e Profetit Muhammed (a.s)”, të cilësive dhe vetive më të mira të Muhammedit (a.s).
Të pranishmit i përshëndeti Myftiu i Shkodrës Imam Muhamed ef. Sytari, kancelari i K.M.SH. Ali Zaimi, si dhe Myftiu i Prizrenit Lutfi ef. Ballëk.
Me radhë si pikë e programit ishte këndimi i disa ilahive nga këngëtaret Rezarta Smaja dhe Selma Bekteshi, si dhe “Grupi i Ilahive” në Universitetin “Bedër.
Në fund, të gjithë pjesëmarrësve u janë shpërndarë libra, revista dhe broshura mbi jetën dhe veprën e Muhammedit (a.s).
Vlen të theksohet se delegacionet nga Prizreni dhe Gjakova vizituan konviktin e djemve të Medresesë Haxhi Shejh Shamia si dhe disa xhami të Shkodres.
Përgatiti: Esat Rexha
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/e-para_1359970118.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/salla_1359970137.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/ne-xhami_1359970165.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/konvikti_1359970188.jpg[/img]