Në një atmosferë të bukur dhe të ngrohtë të shoqëruar me elemente tradicionale mederesantët e Prishtinës manifestuan ditën e lindjes së më të nderuarit pejgamber Muhamedit a.s.
Këtë program kësaj here shumë të veçantë e bënë dy mysafirët e nderuar, hoxhallarët veteran mulla Asllan Murati nga Mitorvica dhe mulla Ferat Gërguri nga Vushtrria.
Programi siç e do rendi filloi ajete nga Kur’ani fisnik të cilat i lexoi nxënësi Vesel Sylejmani.
Programi vazhdoi me një ilahi nga Egzon Ibrahimi e pastaj erdhi koha që nxënësit të kënaqeshin me ligjëratën kushtuar Muhamedit a.s., të cilën më shumë pasion dhe mjeshtri e ligjëroi hoxhë Asllan Murati.
Me një monolog u paraqit mjeshtri i kësaj pune Aid Musliu.
Pjesa shumë interesante ishte momenti kur në amfiteatër u paraqitën me pjesë nga mevludi hoxhë Ferat Gërguri dhe nxënsësi Egzon Ibrahimi të cilën sollën momente të paharruara për pjesëmarrësit.
Medreseja falënderon mysafirët që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre duke e lutur Allahun xh.sh. që atyre të iu japë jetë të gjatë e të shëndetshme. /medreseja/
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1359967113.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1359967126.jpg[/img]
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1359967140.jpg[/img]