Farat e kungullit - ilaçi çudibërës

Farat e kungullit përdoren me mijëra vite për qëllime mjekësore.

Janë burim i pasur i magnezit, kalciumit, kaliumit, hekurit, zinkut dhe vitaminës K. Farat e kungullit janë burim i shkëlqyeshëm për t'u konsumuar sepse janë të pasura me acidet yndyrore omega 3, të cilat i nevojiten trupit për ruajtjen e shëndetit të zemrës dhe rregullimin e tensionit të gjakut.
Zbuloni përparësitë befasuese shëndetësore të farave të kungullit dhe konsumojini në vend të ushqimeve të
pashëndetshme.

Mundin kancerin. - Hulumtimet e shkencëtarëve spanjollë kanë treguar që farat e kungullit përmbajnë veçori, të cilat me sukses luftojnë kundër qelizave të kancerit. Janë efikase në luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit dhe kanë veprim antiiflamator.
Hulumtimi i shkencëtarëve gjermanë përfundon që femrat, të cilat kanë kaluar nëpër menopauzë dhe çdo ditë hanë fara kungulli kanë për 23 përqind rrezik më të ulët nga krijimi i kancerit të gjirit. Njëlloj efikase janë treguar edhe farat e lulediellit.

Shëndeti i prostatës. - Vaji i farave të kungullit përdoret për shërimin e prostatës se rritur (hiperplazia). Vaji përmban fitokimikatet dhe antioskidantet që reduktojnë nivelin e radikaleve të lira në trup dhe parandalojnë krijimin e qelizave kancerogjene.

Lehtësojnë simptomat e menopauzës. - Nëse kërkoni mënyrë natyrale për të përmirësuar disponimin ose lehtësoni simptomat e menopauzës, farat e kungullit janë burim i shkëlqyeshëm. Farat rregullojnë sulmet e temperaturës, dhimbjen e kokës, reduktojnë dhimbjen në nyje dhe frekuencën e ndryshimeve të papritura të disponimit. Shkencetaret kanë dëshmuar që farat e kungullit rrisin nivelin e kolesterinës së mirë (HDL) dhe rregullojnë nivelin e tensionit te gjakut.

Reduktojnë kolesterinën. - Hulumtimet kanë treguar që farat e kungullit nivelin e kolesterinës së keqe mund ta reduktojnë për 13 përqind, ndersa nivelin e kolesterinës së përgjithshme për 10 përqind. Po ashtu do të reduktojnë rrezikun nga krijimi i mpiksjeve të gjakut, sëmundjet e sistemit kardiovaskular, sulmit në tru dhe zemër.

Mbrojnë nga diabeti. - Farat e kungullit janë të pasura me acidet e pangopura yndyrore të shëndetshme.
Shkencëtarët kane konstatuar që janë efikase në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe rrisin ndjeshmërinë e trupit në insulinë. Shumë ekspertë u rekomandojnë diabetikeve farat e kungullit si ushqim për konsum të përditshëm. /kohaditore/