Hidhet guri themeltar i Myftinisë së Kumanovës

Më 19 mars 2013 në qytetin e Kumanovës u hodh guri themeltar i objektit të ri të godinës së Muftinisë së BFI-së, Kumanovë

Në këtë eviniment pjesëmarrës dhe në emër të Reis ul Ulemasë morri pjesë Sekretari i Përgjithshëm i BFI-së, h. Afrim ef. Tahiri, Myftiu i Kumanovës, Abedin ef. Imeri, drejtori i Rumeli Vakfit, Ismail Yildiz, dy nënkryetarët e Komunës së Bursës Nexhmetin Shencok dhe Bajram Vardar, Atesheu për Çështje Fetare pranë ambasadës Turke, Seyfetin Ersoy, biznesmen nga Turqia, Imam, deputet në kuvendin e RM nga zona e Kumanovës dhe Likovës, zv. Ministri për Transport dhe Lidhje, Xhelal Bajrami, kryetari i Komunës së Likovës, Sadulla Duraku, këshilltar nga komuna e Kumanovës, qytetar akademik, xhemat nga qyteti dhe rrethina e Kumanovës.

Hapja e këtij evinimenti u bë me leximin e një ashere nga Kurani, ndërsa fjalë përshëndetëse pati Myftiu i Kumanovës Abedin ef. Imeri i cili para të pranishmive tha: “ Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim ( as kënaqësinë e lumtur në xhenet ) derisa të mos e jepni më të dhembshmen ( më të dashurën ) e pasurisë suaj. Çkado që jepni ( për Zotin ), Allahu atë e di “. Fillimisht shpalosi historikun e ndërtesës së vjetër të Muftinisë së Kumanovës, dhe me këtë rast ef. Imeri shprehi falënderime në emër të Muftinisë së Kumanovës në drejtim të Bashkësisë Fetare Islame në R.M. në krye me Reis ul Ulemanë, Haxhi Sulejman ef. Rexhepi i cili ka dhënë përkrahje të parezervë në çdo aspekt, por gjithashtu falënderoi investitorët dhe donatorët nga R. e Turqisë të cilët pozitivisht iu përgjigjen kërkesës së myftinisë, nga momentet e para të lobimit të tyre për ta ndihmuar këtë projekt madhor.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1363852380.jpg[/img]

Ai gjithashtu para të pranishmive shprehi: “ I nderuari z. Ismail Jëlldëz është autoriteti i cili fjalën e dhënë në Stamboll të Turqis sot po e bën realitet në mes të Kumanovës, sot lirisht mund të themi se nën kulmin e këtij objekti përveç se do të përfshihen zyrat e Muftinisë, do të ketë edhe kurse kuranore, por do të jet edhe qendër e arsimit fetar në Kumanovë. Është një objekt i cili përfshin një sipërfaqe prej 2047 m². Krejt ky kontribut i cili do të bëhet hynë nën ombrellën e fjalës së Pejgamberit a.s i cili këto vepra i quajti “ Sadakatul Xharije” vepra të pashtershme- shoti mes tjerash ef. Imeri.

Në fjalën e tij të rastit Sekretari i përgjithshëm i BFI-së, Afrim ef. Tahiri para të pranishmive në emër të BFI-së, Reis ul Ulemasë, H. Sulejman ef. Rexhepi dhe në emrin e tij personal përgëzoi Myftininë e BFI-së, Kumanovë në krye me Myftiun Abedin ef. Imeri për gurthemelin e objektin gjegjësisht të godinës së re të Myftinisë që ai drejton, por gjithashtu shprehi mirënjohje të sinqerta për drejtorin e Rumeli Vakfit, Ismail Yildiz dhe gjithë ata që kanë kontribuar në drejtim të grumbullimit të mjeteve finaciare dhe për të vazhduar rrugën e të parëve kur bie fjala për objekte kapitale fetare Islame. /INA/