Kakao, kuron shumë sëmundje

Kakao ka të gjitha vetitë e çokollatës, mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, stimulon neuronet dhe kuron gjendjen shpirtërore.

Kakao është stimuluese, antidepresive, mes të gjitha ushqimeve, është burimi më i pasur me "flavanoli", substanca biologjikisht aktive, të cilat gjenden tek ushqimet bimore.
Ato janë substanca intoksikuese, që gjenden në brendësi të saj, që mbrojnë nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmojnë në mbajtjen hapur të arterieve. Një sasi e vogël e kakaos mund t‘i japë një shtysë kujtesës.
Sikurse çaji dhe kafeja, kakao përmban substanca ngacmuese të cilat veprojnë mbi receptorët e sistemit nervor, duke rregulluar efektshmërinë e qelizave.
“Flavanoli” nxit një pjesë të mirë të përgjigjeve të neuroneve, që është reagimi i parë në bazë të fenomeneve shumë të vështira të kujtesës dhe kuptimeve.
Kakaoja përmban Flavan-3-ols, përbërës i cili ndihmon në uljen e presionit të gjakut.
Përbërësit e kakaos njihen si nga antioksidantët më të përqendruar dhe që mbrojnë realisht nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri. Po ashtu, nuk duhet harruar edhe çokollatën e zezë, e cila mbron nga rreziku i vdekjes.
Kakao mbron nga sëmundjet kardiovaskulare, është antidepresive, mundëson uljen e presionit të gjakut, parandalon kancerin dhe zhvillon kujtesën