Falënderimi i takon Allahut xh.sh. Sunduesit të gjithë botëve. Vetëm Atë e falënderojmë dhe vetëm prej Tij ndihmë dhe falje kërkojmë. Kërkojmë mbrojtje tek Allahu nga të këqijat e shejtanit dhe të këqijat e veprave tona. Atë që e udhëzon Allahu, nuk ka kush që e humbë dhe atë që e humbë, nuk ka kush ta udhëzojë. Salavati dhe selami qofshin mbi Muhammedin s.v.a.s., mbi familjen dhe shokët e tij, si dhe mbi të gjithë ata që e ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit…
Xhematlinj të nderuar!
Allahu i Madhërishëm gjithmonë e ka ditur numrin e saktë të atyre që do të hyjnë në Xhennet dhe numrin e atyre të cilët do të shkojnë në Xhehenem. Ky numër nuk mund të rritet e as të zvogëlohet. Allahu xh.sh. gjithashtu e di se çfarë veprash do të bëjnë njerëzit, sepse secilit ia ka lehtësuar ta veproi atë për të cilën është krijuar.
Si do të vlerësohen punët?
Veprat do të vlerësohen sipas qëllimit final. I lumtur është ai që Allahu xh.sh. i ka ofruar lumturinë dhe i mjerë është ai që Allahu xh.sh. ia ka caktuar mjerimin.
Allahu i Madhërishëm që në fillim e ka ditur numrin e atyre njerëzve të cilët do të hyjnë në Xhennet dhe numrin e atyre të cilët do të shkojnë në Xhehenem. Allahu xh.sh. këtë e ka ditur në bazë të diturisë së Tij të përsosur, pa marr parasysh a bëhet fjalë për tërësinë apo për detaje. Numri i tyre nuk do të rritet as nuk do të zvogëlohet. Secilit njeri, qysh në mitrën e nënës së tij i është caktuar se a do të jetë i lumtur apo jo. Një gjë e tillë është shkruar edhe në Lewhu el-Mahfudh (në Librin tejet sekret). Njohuritë e Allahut xh.sh., në këtë aspekt, kurrë nuk do të ndryshojnë.
Gjithashtu, Allahu xh.sh. i di veprat e njerëzve, para se t’i bëjnë. Për ta, Allahu xh.sh. ka ditur që në fillim. Ajo është e shkruar dhe e përcaktuar, e secilit njeri i është lehtësuar të punojë atë për të cilën është krijuar.
Banorëve të Xhenetit iu është bërë e lehtë që të bëjnë vepra të cilat do ti çojnë ata në Xhenet, përderisa banorëve të Xhehenemit u janë lehtësuar t’i bëjnë punët që do t’i çojnë në Xhehenem.
Ne, që në fillim thamë: “Punët do të vlerësohen sipas nijetit, qëllimit përfundimtar ose final.
Të kemi kujdesi për këtë vëllezër të nderuar dhe të ruhemi shumë sepse për këtë veç jemi të njoftuar.
Do të ndodhë vëllezër besimtar, që një njeri pas veprave të këqija të bëjë vepra të mira, kështu që Allahu xh.sh., me Mëshirën e Tij do ta vendos në Xhenet, ose do të ndodhë që njeriu pas veprave të mira të bëjë vepra të këqija, dhe do të shkojë në Xhehenem.
Mësimi merret sipas përfundimit. I lumtur është vetëm ai të cilit Allahu xh.sh. ia ka caktuar lumturinë, ka vendosur, e ka regjistruar dhe atë e ka bërë të denjë për atë lumturi.
Allahu thotë: “Ata janë të lumtur - cilët janë të lumtur? Janë nën drunj të pemëve pa thera (pa gjemba)., (El-Vaki'a, 8, 28)
Kështu, Allahu xh.sh. i përshkruan të "lumturit" deri në ajetin 40 të Sures el-Vaki'a.
Në anën tjetër i përmend edhe ata "fatkëqijtë – të mjerët" - cilët janë të pakënaqur?
Allahu thotë: Dhe të pakënaqurit - cilët janë të pakënaqur? Ku është vendi i tyre? Në vapë të zjarrit dhe në ujë të valë. (El-Vaki'a, 41 - 42)
Andaj, i mjerë është vetëm ai të cilit Allahu xh.sh. ia ka përcaktuar mjerimin, ka vendosur për të, e ka shkruar dhe atë e ka bërë meritorë për atë mjerim. Vetëm Allahu është i Madhëruar dhe i Lartësuar i Cili thotë: Ai nuk do të pyetet për atë që punon, e ata do të pyeten. (El-Enbija ', 23)
Caktimi i Perëndisë, në thelb, është sekret për robërit e Tij. Nuk I është vënë në dijeni as meleku më i afërt e as Pejgamberi më i zgjedhur. Të menduarit dhe polemika lidhur me këtë është një justifikim i të dështuarve, shkallë e të privuarve dhe niveli i të zhgënjyerve.
Vëllezër të nderuar, të jemi vigjilent dhe ti shmangemi të menduarit të tillë. Allahu xh.sh ua ka pa mundësuar njerëzve njohuritë për Kaderin – caktimin dhe ua ka bërë të mundur që të arrijnë gjer ke ajo, siç thotë Allahu: “Ai nuk do të pyetet për atë që punon, e ata do të pyeten. (El-Enbija ', 23)
Kush pyet: pse Ai e bënë këtë, nuk e pranon fjalën e Kur'anit, e kushdo që e kundërshton fjalën e e Kuranit, është i pa fe.
Kaderi, në thelb është sekreti i Allahut, ai nuk është i njohur për ne, dhe askush prej krijesave nuk e ka zbuluar. Një gjë e tillë nuk është e lejuar që të merremi me diskutimin e detajeve të Kaderit dhe në këtë mënyrë të përpiqemi për të arritur gjer ke esenca e tij, siç thotë Pejgamberi s.a.v.s.: "Kur të përmendet Kaderi, përmbahuni nga diskutimi - polemika" (Hadithi ….Taberaniu). Kush është këmbëngulës që të arrij gjer ke zbulimi i Kaderit shkon drejtë shkatërrimit dhe do të jetë i privuar nga mbështetja e Allahut.
Personi i tillë ngjitet shkallëve të ndaluara pa udhëzimin e Allahut dhe arrin nivelin e mëkatarit të dhunshëm i cili përpiqet të kalojë vijën e ndaluar, e askush përveç Allahut të Plotfuqishëm dhe të Gjithëdijshëm nuk e di thelbin – sekretin e KADERIT.
Dhe njerëzit, sa do që do të mendojnë në lidhje me kaderin, kurrë nuk do të arrijnë kuptojnë thelbin – esencën e tij.
Megjithatë, ne besojmë se All-llahu xh.sh. di çdo gjë, se çdo gjë është e shkruar në Lewhu el-Mahfudh, me vullnetin e Tij është bërë kjo, të gjitha i ka krijuar dhe të gjitha kanë shkaktar. Këto janë katër gradët e dekretit të Perëndisë që njeriu duhet plotësisht t’i miratojë, përndryshe ai nuk beson në Kader.
Njeriu duhet të shmanget nga të menduarit në lidhje me KADERIN, mos t‘i nënshtrohet dyshimeve. Duhet ta kuptojmë se njohuritë për Kaderin , All-llahu xh.sh. i ka bërë të pa arritshme për krijesat, dhe ua ka ndaluar atyre përpjekjen për të arritur gjer ke zbulimi i thelbit të tij. Allahu thotë: “Ai nuk do të pyetet për atë që punon, e ata do të pyeten. (El-Enbija ', 23)
Njeriut nuk i lejohet të pyes: "Pse Zoti veproi kështu ?" Pse?
Sepse, vëllezër të nderuar, kjo do të ishte në kundërshtim me rregullat e Kur’anit dhe do të jetë mosbesim i qartë. Megjithatë, nëse dikush kërkon të dijë urdhrin e Zotit i cili fshihet prapa disa rregullave të sheriatit, atëherë, për këtë nuk ka asnjë pengesë, nëse dëshiron Allahu i Madhërishëm.
Të gjitha këto janë të nevojshme për ata që Allahu ua ka ndriçuar zemrën. Ata janë mbrojtës të Allahut (evlija). Ky është niveli i atyre që janë të udhëzuar mire në dituri.
Do të përmendim edhe këtë: Ekzistojnë dy lloje diturish:
E para: Dituri e arritshme për çdo gjë që është krijuar. Kjo është njohja e Sheriatit, themeleve dhe degëve të tij.
E dyta: Njohuri e pa arritshme për çdo gjë që është krijuar, është lloji i dytë i diturisë. Kjo është njohja e caktimit të Allahut (Kaderit), të cilin Allahu xh.sh e ka bërë të pa arritshëm për krijesat e Tij. Kushdo që mohon diturinë e arritshme është jobesimtar për shkak e konteston atë që është thënë në Kur'an dhe në Sunnet. E kush hulumton Kaderin e Allahut xh.sh. dhe çfarë është për të e fshehur (gayb), është i pa fe, për shkak se është prej atyre që i përshkruajnë vetvetes dijen e Allahut. Ai gjithashtu i mohon ajetet Kur'anore që janë zbritur në lidhje atribuimin e kësaj dije ndaj Allahut. (fallgjoret – siherbazet – etj.)
Njeriu nuk mund të ketë imanin konfirmuar përveç nëse e pranon njohurinë e arritshme, e krahas kësaj nuk tenton të arrijë esencën e diturisë së pa arritshme.
Mohimi i diturisë së pa arritshme çon në pabesim, e kërkimi për njohurinë e pa arritshme është, po ashtu mosbesim.
Besimi në Allahun një konfirmohet vetëm me pranimin e njohurisë së arritshme dhe mos kërkimi – hulumtimi pas diturisë së pa arritshme.
Në fund të kësaj që thamë gjer tani e përfshin në tërësi atë çfarë kanë nevojë të dinë dhe në çfarë duhet të besojnë të mbrojturit e Allahut të cilëve, Ai ua ka ndriçuar zemrat. E kjo është shkalla e atyre njerëzve të cilët janë mirë të udhëzuar në dituri, atyre që i pranojnë fjalët e Allahut xh.sh.dhe plotësisht iu nënshtrohen atyre.
Dhe si një përmbledhje e kësaj hutbeje do të përkujtojmë atë që tashmë, e ajo është: "Çdo gjë bëhet me përcaktimin dhe Vendimin e Tij. Allahu dinë për të gjitha veprat e robërve të Tij. Ai e di se kush do hyjë në Xhenet dhe kush në Xhehenem. Kjo është e shkruar në Lewhu el-Mahfudh dhe ajo është bërë me vullnetin i Tij. Kaderi, Caktimi është sekreti, fshehtësia e Allahut. Atë nuk e hulumtojnë e as nuk thellohen në esencën a tij, robërit e Tij të virtytshëm. Imani i njeriut nuk është konfirmuar nëse nuk i dorëzohet kësaj.
"Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"! (El Bekare :127)!
"Zoti ynë! Na dhuro durim! Na i përforco këmbët tona dhe na ndihmo kundër pa besimtarëve!!" [El Bekare:250]
“Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose bëjmë ndonjë gabim”! Zoti ynë, mos na ngarko neve me barrën e atyre që i ke ngarkuar ata para nesh! Zoti ynë, mos na ngarko me atë që ne nuk mund të përballojmë, fshij mëkatet tona , na falë dhe na mëshiro. Ti je Zoti ynë, na ndihmokundër popullit jobesimtarë”! [El Bekare:286]
"Zoti ynë, mos na i lako zemrat tona pasi na drejtove, na dhuro mëshirën Tënde, pse vetëm Ti je dhuruesi i madh"."[Al Imran: 8]
"Zoti ynë, na jep të mira në këtë botë dhe botën tjetër, dhe na ruaj prej ndëshkimit të zjarrit!" [El Bekare:201]
Lutjet jonë e fundit është: El-hamdu lillahi Rabbil alemin! – Falënderimi i qoftë Allahu, Zotit të botëve. Amin!
Hatib: Abdul’Aziz
Përshtati Esat R.exha