Shkenca për Kuranin (pjesa e parë)

Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve, për të mirat dhe begatit që na i ka dhënë. Bekimet dhe paqja qofshin mbi Pejgamberin e All-llahut, mbi familjen e tij fisnike, shokët e tij besnik dhe pasuesit që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.


Xhema'at të nderuar, të dashur vëllezër.
Ne jemi para përfundimit të një vit tjetër shkollor dhe akademik. Me këtë rast, tema e hutbes së sotme është titulluar: Shkenca për Kur'anin, që mësojnë dhe ndjekim.
Islami është feja e cila vëmendje të veçantë i ka kushtuar shkencës, mësimit, dhe leximit në përgjithësi. Ka shumë versete Kur'anore dhe hadithe që flasin për vlerat e shkencës, arsimimit dhe edukimit.
Në këtë predikim ne do të përmendim vetëm disa ajete dhe hadithe që lidhen me këtë temë.
Siç dihet, ajetet e para të Kur'anit të zbritura na udhëzojnë në lexim. Në këto ajete, Allahu xh.sh.thotë: " Lexo me emrin e Zotit tënd, i cili krijoi (çdo gjë). Krijoi njeriun prej një gjaku të ngjizur (në mitrën e nënës).Lexo! Se Zoti yt është më bujari! Ai që e mësoi (njeriun) të shkruajë me pendë. Ia mësoi njeriut atë që nuk e dinte. "(El-Alek, 1-5)
Nga këto ajete e shohim qartë se sa Islami e potencon mësimin dhe leximin. Urdhri i parë është urdhri për lexim. Mësimi dhe dituria janë farz, që do të thotë, të edukuarit dhe të arsimuarit është detyrim për çdo musliman.
Dituria te All-llahu është në rangun e besimit, e njerëzit të cilët stolisen me dituri, janë të barabartë me ata që besuan. Reputacionin e tyre All-llahu e ngriti mbi reputacionin e të tjerëve. Allahu i Madhërishëm thotë: "All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.. "(El-Muxhadele, 11)
Duke lexuar dhe studiuar më tej Kur'anin, ne mund të kuptojmë se sa ai i kushton vëmendje mësimit, leximit dhe njohurisë. Fjala shkencë është përmendur 80 herë, ndërsa derivatet dhe format e saj janë përmendur me qindra herë, fjalët që rrjedhin nga rrënja ‘akl, janë përmendur 49 herë, pastaj derivatet dhe format nga rrënja fikh, hikmet... (El-Kardavi, 2005: 5)
Pejgamberi s.a.v.s. me çdo veprim të tij është angazhuar që të ngrisë lartë nivelin e arsimimit të muslimanëve, e gjithë këtë me të vetmin qëllim, përhapjen e arsimimit dhe edukimit në mesin e muslimanëve.
Ka transmetime të besueshme të cilin e ka përcjell Darimi nga Ibn Mesudi r.a., në të cilin ai thotë: "Pejgamberi i All-llahut, më ka thënë: " Mësoni diturinë - shkencën dhe mësoni të tjerët. Studioni hollësisht detyrat - obligimet e juaja të detyrueshme dhe mësoni edhe të tjerët. Mësoni Kur'anin dhe mësojuani edhe të tjerëve ... "
Ebu Darda r.a. transmeton se Pejgamberi a.s.v.s. ka thënë: "Kushdo që merr rrugë për të kërkuar dituri, All-llahu xh.sh. do t'ia lehtësojë rrugën për në Xhennet. Dhe me të vërtetë melaiket ia shtrijnë krahët e tyre atij që kërkon diturinë me kënaqësinë për atë që ai është duke bërë. Me të vërtetë për dijetarin kërkojnë falje çka ka në qiej dhe në tokë, madje edhe peshqit në ujë. Përparësia në mes dijetarit dhe devotshmit është si përparësia e hënës në krahasim me yjet e tjerë. Dijetarët janë me të vërtetë trashëgimtarët e Pejgamberëve. Pejgamberët nuk kanë lënë trashëgimi, pasuri të tundshme e as të pa tundshme, qindarkë apo dërhem, por kanë lënë trashëgimi shkencën - diturinë, dhe ai i cili e merr atë, ka marr një pjesë të mirë "(Ebu Davudi, Tirmidhiu, sipas El-E'azami, 1994.: 175-176).
Gjithashtu, edhe h.Uthman ibn Affan r.a. transmeton se, Pejugamberi s.a.v.s. ka thënë: "Efdalukum men ta'lemel kur'ane we 'alemehu" "Më i miri prej jush është ai i cili e mëson Kur'anin dhe ua mëson atë tjeëve." (Ibn Maxhe)
Sipas transmetimit nga Ebu Dherri r.a., i Dërguari i All-llahut s.a.v.s. i ka thënë atij: "O Ebu Dherr nëse zgjohesh herët dhe e mëson një ajet nga Libri i All-llahut, është më e vlefshme se me i falë njëqind rekate , dhe nëse zgjohesh dhe e mëson një njohuri praktike ose teorike, është me e vlefshme se me i falë njëmijë rekate. "(Ibn Maxhe)
Pra, në këto hadithe të përmendura e gjejmë rëndësinë e madhe të mësimit dhe mësimdhënien e Kur'anit.
Mësimi i Kur'ani- kerimit është një nga format më të mira të adhurimit dhe të përmendurit All-llahun xh.sh. për shkak se Kur'ani është Fjala e All-llahu xh.sh. dhe është qetësim për shpirtin dhe shërim për zemrën.
Allahu xh.sh.thotë: "O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët. "(Junus, 57)
Mësimi i Kur'anit fisnik duhet të jetë i shoqëruar nga shumë veprime të bukura ndër to veçojmë:
- që lexuesi të ketë abdes, të jetë i qetë dhe i kthyer nga kibla,
që të kërkojnë strehim nga All-llahu, istiazom (EUDHU......BISMIL....) , në fillim të leximit të Kur'anit,
- që të lexojë Kur'anin rregullisht,
- që ta lexojë tërë Kur'anin (TA BËJË HATME), më së gjati - maksimum për një muaj dhe më së shkurti - minimum për tri ditë,
- që të lexoi Kur'an bukur dhe sipas rregullave të duhura,
- që të ketë kujdes për rregullat e ajeteve, siç është sexhde -i - tilaveh,
- që të lexoi Kur'an me zë vetëm aq sa për ta dëgjuar vet,
- që të lexoi në formën më të bukur të mundshme dhe sa më sakt,
- që leximin e Kur'anit ta përfundoi me fjalët sadekallahul 'adhim.
Me këto rregulla, prindërit do të duheshin ti njoftonin dhe t'i mësonin fëmijët e tyre, e në veçanti me atë që Allahu na ka nderuar me mundësinë e leximit të Kur'anit, pasi që të kenë zotëruar - mësuar alfabetin arab. Jo vetëm që Allahu xh.sh. i ka nderuar ata me mundësinë e leximit të Kuranit, por i ka nderuar edhe prindërit e tyre, shtëpitë, Xhema'atin dhe mjedisin në të cilin ata jetojnë.
Shtëpitë në të cilat lexohet dhe në përgjithësi dëgjohen fjalët e All-llahut, AI, Allahu i ndriçon me nurin i Tij. Muhamedi a.s. ka thënë: " Ndriçoni shtëpitë tuaja me leximin e Kur'anit" (Bejhekiu). Resulullahi s.a.v.s. në lidhje me këtë ka thënë: " Në shtëpinë ku lexohet Kur'ani ka shumë të mira dhe në shtëpitë ku nuk lexohet Kur'ani ka pak të mirë " (Bezzar)
Veçanërisht është e rëndësishme mbështetja - përkrahja dhe ndihma prindërore për fëmijët, nxënësit të cilët vijojnë mësim besimin, kur kalojnë në leximin e Kur'anit, që ti përkujtojnë ata që të lexojnë Kuran, që të mësohen, të shoqërohen me Kur'anin dhe ta mësojnë Kuranin, që Kur'ani të jetë shoku, miku, udhëzuesi, këshilltari, udhërrëfyesi më mirë në jetë. E, çka është më e rëndësishme që ata të jenë të vendosur në praktikimin e leximit të Kur'anit!
Kjo është, natyrisht, mundësia më e mirë që fëmijët të paktën për disa kohë të largohen nga aparatet elektroteknike, për shkak se siç na është e njohur, ata po e teprojnë duke qëndruar kohë të gjatë në internet, me lojëra kompjuterike, duke shikuar televizor, gjë që ua dobëson të pamurit, humbin kohën kot dhe ua redukton aftësitë fizike dhe mendore, dhe produktivitetin mendore.
Këto ditë jemi pranë përfundimit të një viti tjetër shkollor, dhe tash duhet të përgatitemi për t'iu përcjell fëmijëve tanë njohuritë e Islamit.
O Zoti ynë, ne të lutemi nga thellësia e zemrave tona të na udhëzosh në rrugë të drejtë, të na mëshirosh me mëshirën tënde të pa kufizuar, të na pajisësh me dituri që do të jetë e dobishme për ne dhe për pasardhësit tanë, Amin!

Xhamia në Norrköping, 2013/05/10 g / 30.Džumade-ul-Euel, 1434 HG / Hatib: Zekerijah ef. Čajlaković
Përshtati: Esat ef.Rexha