Përkujtimi i 14 vjetori të Masakrës së Krushës së Madhe

Më 26.03.2013 në Krushë të Madhe, fshati që lindi Bajram Currin dhe Ukshin Hotin. Fshat, me mbi 6000 banorë, në komunën e Rahovecit, Dukagjin – Podrime, në magjistralen Prizren-Gjakovë, i cili në luftën e fundit dha 206 martirë dhe dëshmorë të kombit.

Në këtë fshat, nga forca e armikut, janë vrarë dhe masakruar mbi 400 civilë, 241 nga Krusha e Madhe, kurse të tjerët nga fshatrat përreth.

Në 14-vjetorin e ekzekutimit të 221 banorëve të Krushës së madhe, dhimbjet u rikthyen në fshat. Tri familje të Krushës rivarrosën tre djemtë e tyre Bekim (Zyber) Hotin, Ilaz (Ibrahim) Durakun dhe Kapllan (Qazim) Gashin. Për fatin e këtyre krushjanëve, nuk është ditur deri më sot. E teksa familjet të mërzitura kryenin ritualet e varrosjes së të afërmve të tyre, edhe 63 banorë tjerë të Krushës vazhdojnë të jenë të pagjetur.
Masakra e Krushës së Madhe e kryer në vitin 1999, tash e katërmbëdhjetë vjet e tronditi gjithë atdheun dhe është një nga masakrat më të turpshme e kryer mbi popullsinë civile, ndër masakrat dhe vrasjet masive që u bënë prej paramilitarëve, policisë dhe ushtrisë okupuese serbe anekënd Kosovës.

Në Xhaminë e Krushës së Madhe, pas faljes së namazit të drekës Këshilli i Bashkësisë Islame në Rahovec, për nderë të 14 vjetorit të dëshmorëve të fshatit Krushë e Madhe të Rahovecit, kishte organizuar një dua hatme.
Në këtë tubim përkujtimor, përveç familjarëve të dëshmorëve – shehidëve, të pranishëm ishin udhëheqësia e KBI-së të Rahovecit: kryetari Shini ef.Sylka, sekretari Halit ef.Shala, arkatari Sabahudin ef.Kollari, Ishak ef.Rexhepi imam në KBI t- Rahovecit dhe xhematlinj të shumët nga fshati Krushë e Madhe dhe fshatrat përreth.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/hoxhallaret_1368274894.jpg[/img]

Musafir të ftuar ishin: Ali ef.Gashi nga fshati Vermicë e Malishevës - ish kryeimam i KBI-së në Peje, Ali ef.Vezaj kryimam aktual në KBI të Prizrenit, Flroim ef.Krasniqi kryeimam në KBI-Malisheve, Esat ef.Rexha sekretar i KBI-së në Gjakovë, Xhevat Kryeziu kryetar KBI-së në Malisheve, Enes ef.Rexha imam në KBI në Gjakovë, Murat ef.Thaqi imam në xhaminë kryesore të Deçanit.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/ali-gashi_1368274847.jpg[/img]
Mulla Ali ef.Gashi dhe Mulla Ali ef.Vezaj

Tubimin e hapi Sekretari i KBI-së në Rahovec Halite f.Shala, njëherit edhe imam i kësaj xhamie. Më pas, sipas traditës islame u lexua një ashere nga Kur’ani. Në vazhdim tubimin e përshëndeti kryeimami I KBI-së në Prizren Ali ef.Vezaj, i cili foli për vlerat e shehidëve të rënë në luftë nga dora e armikut….. Duanë e hatmes e bëri Ali ef.Vezaj, kryeimam i KBI në Prizren
Më tej programi është shoqëruar me ilahi dhe recitale nga fëmijët e dëshmorëve.
Këshilli Organizativ i këtij tubimi përkujtimore kishte përgatitur në drekë solemne për mysafirët.
U ndamë nga Krushjanët duke e lutur Allahun Fuqiplotë që të rënit në luftë t’i ketë pranuar në radhët e shehidëve dhe t’i gradoi me Xhennetin Furdevs, kurse të gjallëve Allahu t’u dhuroi durimin.
Urojmë që në këtë fshat, herave tjera, të vijmë për gëzime, të arritura dhe suksese.



Përgatiti: Esat ef.Rexha