Në përpjekje të vazhdueshme që edhe në përmasa modeste të zbusim gjendjen e rëndë ekonomiko- sociale të shumë familjeve në komunen e Gjakovës , Partia e Drejtësisë - Dega në Gjakovë për nder të Ditës Ndërkombëtare të Familjes-15 majit, organizoj aktivitetin humanitar me moton: “Për familje më të lumtura”
Ky është viti i dytë që përmes këtij aktiviteti synohet sensibilizimi dhe solidariteti me kategoritë e veçanta, duke dashur që së paku në ditët festive të jemi sa më pranë tyre...
Nga shpërndarja e veshëmbathjeve kësaj radhe përfituan 25 familje me nevoja të veçanta nga komuna e Gjakovës.
Duke mos harruar se kjo datë përherë duhet të na e mbajë gjallë edhe ndjenjën e përgjegjësisë, që duhet të kemi për familjen si të shenjtë dhe shtyllë të shoqërisë, shprehim dëshirat më të mira që vlerat e mirëfillta të traditës dhe vlerat e larta shpirtërore, që i karakterizojnë familjet kosovare dhe popullin tonë të ruhen dhe të kultivohen, që mes nesh të mbreteroj solidariteti, respekti dhe dashuria, sakrifica per te mirën dhe të drejten, ku nuk do të mungojë respektimi i dinjitetit njerëzor.
Në fund ju shprehim mirënjohjen për kontribut dhe solidaritet : firmës Wear & Go dhe anëtarëve të Partisë së Drejtësisë, që edhe kësaj radhe vunë në dukje ndjenjën e sensibilizimit me nevojtarët.
Paqja,begatitë dhe mirësitë e Zotit të Madhërishëm qofshin gjithmonë mbi popullin e Kosovës!