Fjala “leben” në Kur`an përmendet në ajetin:
“Ju edhe te kafshët keni mësim (përvojë). Ne nga një pjese e asaj që e kanë në barqet e tyre mes ushqimit të tyre dhe gjakut, ju japim të pini qumësht të pastër, të shijshëm (të lehtë) për ata që e pinë.” (En-Nahel,66).
Ne përshkrimin e Xhenetit, i Lartësuari thotë:
“Shembulli i Xhenetit, i cili u është premtuar atyre që janë ruajtur (të devotshëm), në të cilin ka lumenj me ujë të mirë për pije, lumenj nga qumështi me shije të paprishur, lumenj nga vera e shijshme për njerëz, lumenj nga mjalti i kulluar “.
Pejgamberi i Allahut, salallahu alejhi ve selem, tregon për përparësitë e qumështit:
“Çdokush që pinë qumësht le të thotë:
“Bekimi i Allahut qoftë mbi të dhe Allahu na e shtoftë atë, sepse ne nuk dimë asnjë ushqim dhe pije që mund të krahasohet me të”. Në dy Sahihet është shënuar se Pejgamberit te Allahut, salallahu alejhi ve selem, në natën e Israsë i janë sjellë dy enë, në njërën kishte verë, kurse në tjetrën qumësht. Ai i shikoi dy enët, dhe e zgjodhi qumështin. Xhibrili, alejhi selam, i tha: “Falënderimi i qoftë Allahut që ta ka mbjellur të natyrshmen. Sikur ta zgjidhje verën, umeti yt do të devijonte.”
Çfarë thonë hulumtimet bashkëkohore për dhallen ?
Banorët e basenit të detit mesdhetar shume shekuj e kanë përdorur kosin si ilaç kundër diarresë dhe vështirësive në zorrë. Hulumtimet bashkëkohore tregojnë se kosi ndihmon në eliminimin e baktereve që shkaktojnë helmim me ushqim, mes të cilave më të rëndësishme janë salmonella dhe shiriti.
Në hulumtimet e kryera në Itali dhe Amerikë është vërtetuar se kosi mund të pengojë paraqitjen e dizenterisë . Sot, në Evropë është e natyrshme dhënia e kosit fëmijëve që kanë probleme me diarrenë. Dr. Shahani nga Universiteti Nebarska në Shtetet e Bashkuara, është njeri nga ekspertët më të mëdhenj në fushën e qumështit dhe prodhimeve të qumështit, thotë: “Kosi ka ndikim më të madh si preventivë nga sëmundja e diarresë dhe dizenterisë se sa në shërimin e këtyre sëmundjeve.”
Ky qumësht nuk ka ndikim vetëm në bakteret, por hulumtimet tregojnë se ai e rrit aftësinë mbrojtëse të qelizave trupore. Ekzistojnë argumente shkencore se kosi mund të ketë ndikim pozitiv si prevencë nga kanceri ne zorrën e trashë dhe në gji.
Në librin “Food and Nutrition” janë përmendur këto dobi të dhallës:
1. Ushqim për ata që tentojnë të zbresin peshën trupore. Njëqind gram dhallë (100gr) përmban vetëm 52 kalori;
2. Dhalla është ushqim i dobishëm për gratë gjidhënëse në fazën kur fillojnë t’i japin fëmijës ushqim të fortë krahas qumështit të nënës;
3. Është e dobishme në fazën e shërimit nga sëmundja;
4. Mund të përdoret edhe si ëmbëlsire pas ushqimit kur t’i shtohen pemë siç janë dredhëzat ose bananet.
Kosi është ushqim që tretet shpejt. Revista britanike “Lenst” ka publikuar se 33% e qumështit tretet pas një ore, derisa dhallë për një ore tretet 91%. Nga kjo, shumica e njerëzve që nuk mund ta durojnë laktozen (këta janë njerëzit që vuajnë nga gazrat e fuqishme dhe diarresë pas konsumimit të qumështit) munden lirisht të konsumojnë kosin.
Kosi dhe pleqëria
Dijetari Migenkov ka publikuar se njerëzit që jetojnë mbi njëqind vjet konsumojnë kosin. Ai përmban bakterie që arrijnë deri në zorrë dhe aty krijojnë zonë që pengon hyrjën e baktereve të dëmshme (padëshiruara). Dhalla në Ballkan quhet “Ushqim për jetë të gjatë”, ngase përmban elemente proteinike me kualitet të lartë, më së tepërmi materie minerale që janë të domosdoshme për trupin. Dhalla është elementi më i rëndësishëm i ushqimit te turqit. Është prezent në çdo racion. Ndoshta m’u për këtë turqit janë të fuqishëm dhe të lëvizshëm edhe në moshën e vonshme të pleqërisë. Numri i njerëzve që jetojnë mbi njëqind vjet është më i madh se dhjetë në një milion, ndërsa në Amerikë ky proporcion është nëntë në një milion. Kosi u ndihmon pleqve që vuajnë nga dobësimi i eshtrave dhe rënia e dhëmbëve. Nuk ka ilaç më të mirë se kosi në këto situata. Qumështi është ushqim i kompletuar për të rinjtë dhe pleqtë. Dhalla (kosi) bën pjesë në ushqimet që treten lehtë dhe e cila rekonvaleshenteve ua lehtëson procesin e gjatë të tretjes së ushqimit të thjeshtë. Gratë e përdorin dhallën për mirëmbajtjen e freskisë së flokëve. Dhalla, pra, është ushqim i thjeshtë dhe i lirë. Ajo është mbret i të gjitha ushqimeve kur jemi të sëmurë dhe në situata kur duhet anashkaluar yndyrnat. Ajo është fije kashte e shpëtimit të cilën Allahu i Lartësuar ia ofron të sëmurit.
Çka përmban 100g dhallë
1. Ujë 86%
2. Proteina 5%
3. Yndyrna 1%
4. Laktozë 6.4%
5. Sheqerna tjerë 1.6%
6. Natrium 76 mg
7. Kalium 240 mg
8. Kalcium 180 mg
9. Magnez 17 mg
10. Fosfor 140 mg
11. Klor 140 mg
12. Vitamin A 7 mg
13. Vitamin B1 0.05 mg
14. Vitamin B2 0.26 mg
15. Acid Nikotinik 0.12 mg
13. Vitamin E 0.3 mg
Burimi: ,”Islami dhe mjekësia për jete te shëndoshë”
Dr. Hasan Shemsi Basha