1. Hudhra lufton infeksionet e traktit urinar
Nuk është lëngu i boronicës e vetmja rrugë natyrale për luftimin e infeksioneve në traktin urinar. Dieta e pasur me hudhra, falë vetive antibiotike natyrale të bulbit, ndihmon gjithashtu në mjekimin e këtyre infeksioneve.
2. Hudhra lufton kancerin
Kur gatuani, grini hudhrën në fillim.
Nutrionistët nga Instituti Amerikan i Kërkimeve për Kancerin kanë zbuluar se nëse hudhra e grirë imët lihet rreth 10 minuta para se të shtohet në gatim, ajo shfaq më shumë veti luftuese ndaj kancerit, përmes përbërësve të squfurit sesa kur shtohet në mënyrë të menjëhershme në gatim.
3. Hudhra lufton kruarjen dhe irritimin e këmbëve
Hudhrat janë të pasura me veti antibakteriale.
Duhet hedhur disa thelpinj hudhre në ujë të valuar, pastaj duhet të pritet për t’u ftohur deri sa të arrijë një temperaturë e përshtatshme për t’i vendosur këmbët. Hudhrat e ziera dhe të pa copëtuara nuk lëshojnë aromë.
4. Hudhra lufton të ftohtin
Kur shfaqen simptomat e para të të ftohtit, merren dy thelpinj hudhre të paqëruara, lihen në mikrovalë për 25 sekonda, më pas qërohen dhe hahen. Përbërësit e squfurit që gjenden tek hudhra rrisin sistemin imunitar dhe luftojnë infeksionet.