Lëngu i fituar nga bima e grurit kurues i shumë sëmundjeve

Që nga viti 1940 është filluar të flitet për efektet shëruese të bimës së grurit.

Ann Wigmore kishte deklaruar se ishte shëruar nga kanceri me ndihmën e këtij lëngu. Pas shërimit, ajo i është dedikuar studimit të kësaj bime shëruese dhe ka shkruar më shumë se 30 libra, duke përfshirë “Eliksiri i jetës” i cili merret me veçoritë çudibërëse të bimës së grurit.
Shkencëtarët janë interesuar për këtë ide dhe kanë kryer studimin i cili vërteton se lëngu i bimës së grurit ka veçori të cilat ndihmojnë në luftimin kundër kancerit. Onkologët, po ashtu kanë zbuluar që farat e grurit ngadalësojnë rritjen e tumorit dhe reduktojnë numrin e metastazave.
Shkencëtarët janë marrë vetëm me veçoritë e bimës së grurit kundër kancerit dhe jo sa efekt të dobishëm mund të kenë në trupin e shëndetshëm. Mirëpo, përbërja e lëngut flet vetë: bima e grurit përmban më shumë se 90 lloje të mineraleve dhe vitaminave që i kërkon trupi i njeriut.
“Lëngu i gjelbër” është po ashtu i dobishëm për shkak të aminoacideve, duke përfshirë dhe lysinën, që është përgjegjëse për lëkurën dhe flokët. Përbërja e 70 për qind të bimës së grurit është klorofil, ndërsa struktura e molekulave të klorofilit përkujton hemoglobinën, gjithashtu në mënyrë aktive mbron nga radikalet e lira dhe sëmundjet kardiovaskulare. Farat e grurit përmbajnë më shumë se 400 enzima.

Si ta përgatisni lëngun e bimës së grurit në shtëpi?

Farat e grurit (një filxhan apo gotë) vendoseni në një enë me ujë në mënyrë që t’i mbulojë uji për rreth 3-5 centimetra dhe lërini të qëndrojnë gjatë natës për rreth 12 orë, i mbuloni ose i lini në vend të errët. Mund të bëhen me flluska, shkumë dhe madje edhe t’u vijë era. Nëse ndodh kjo, mund t’i hidhni dhe të filloni përsëri nga e para. Pastaj përzieni bimën me pak ujë në blender.

Pse duhet të pini vetëm lëng të freskët nga bima e grurit?

Është e padobishme që ta përgatisni lëngun më herët: 15 minuta pas përgatitjes, aktiviteti i enzimave zvogëlohet, ndërsa një orë më vonë u humbet çdo gjurmë. Ekspertët për lëngje këshillojnë që të pihet me stomak bosh, fillohet me sasi të vogël e cila rritet gradualisht. Filizat e gjelbra mund të shtohen edhe në kokteje të gjelbra.