Sytë janë ato që preken më shpesh nga mënyra e jetës së joshëndetshme.
Shumë orë të kaluara në kompjuter, tymi i duhanit apo smogu janë të dëmshme për shëndetin e tyre. Pra, pse të mos ndihmojmë me një dietë që përfshin brenda ushqimet që ndihmojnë shikimin?
Ja lista e 10 ushqimeve më të shëndetshme për sytë tanë:
- Karota: Vitamina A është thelbësore për të mbajtur sytë tuaj të shëndetshëm, pasi ajo përmban beta-carotene, një antioksidant me vlerë. Përveç karotave të pasura me vitaminën A, janë dhe lakra dhe marulja. Mungesa e kësaj vitamine të çmuar mund të shkaktojë probleme në sy. Karota zvogëlon rrezikun e degjenerimit makular dhe të kataraktit (perdes).
- Spinaqi: Është shumë i pasur me hekur gjithashtu përmban karotenoidë, luteinën, që ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakti dhe degjenerimi makular. Antioksidantë të njëjtë janë gjithashtu të pranishëm tesallata jeshile, bizelet.
- Frutat: kivi, portokalli dhe idet janë të pasura me vitaminën C. Siç e dimë vitamina C largon radikalet e lira që shkaktojnë dëme sy.
- Soja: Përmban acidet yndyrore esenciale, fitoestrogjenin, vitaminën E dhe përbërës anti-inflamatorë që janë të mirë për sytë. Fasulja, qumështi dhe kosi, por edhe vaji i ullirit dhe misritjanë të mira për sytë për shkak se ato përmbajnë një sasi të bollshme të vitaminës E.
- Hudhra dhe qepa të dyja janë ushqim shumë i mirë për të përmirësuar shikimin. Ato përmbajnë squfurin, e cili e bën lenten e syrit më të fortë dhe rezistente.
- Kajsia: e pasur me vitaminë A, mbron sytë nga dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira. Ajo gjithashtu përmbajnë karotenoide që përmirësojnë shikimin.
- Veza: Me përmbajtjen e tyre të squfurit, lecitinës, aminoacideve dhe luteinës, në fakt, vezët ndihmojnë për të mbrojtur sytë nga katarakta.
- Salmoni dhe sardelet: acidet yndyrore Omega-3 janë të rëndësishme për shikimin, në fakt, janë një burim i mirë i acidit (DHA), i cili është një acid yndyror Omega-3 .
- Brokoli: përmirëson shikimin. Ai përmban antioksidantë të cilat mbrojnë sytë nga faktori stres i radikaleve të lira.
- Çokollata e zezë: përmban flavonoide që mbrojnë sytë.
Përveç këtyre ushqimeve, ka shumë ushqime tjera të dobishme për sytë. Të tilla si: rrushi, limoni, kungulli, bajamet që janë aleatë të vlefshëm në tryezë dhe na ndihmojë për të ruajtur shëndetin e syve tanë.