Kush ka kaluar të paktën tetë vjet në banka të shkollës, ka rrezikun më të vogël të infarktit.
Grup shkencëtarësh suedezë kanë zbuluar se pavarësisht nga të ardhurat familjare, nga puna apo të mirat që kemi, arsimi është i lidhur direkt me rrezikun e një infarkti në zemër.
Kjo mund të duket e çuditshme, por në fakt është rezultat i një studimi të gjerë, të publikuar në revistën “Heart”.
Studimi i zhvilluar në 52 shtete, ka vendosur përballë rreth 12 mijë persona që vuajnë nga infarkti dhe 14 mijë tjerë me shëndet të plotë, duke zbuluar një lidhje mes statusit social-ekonomik dhe riskut më të vogël të sëmundjeve të zemrës.
Annika Rosengren, kardiologe në spitalin e Goteborg thotë se një nivel studimi, i ngjashëm apo më pak se 8 vjet shkollë, do të thotë një rrezik më i madh i infarktit, rreth 30 për qind më shumë se sa ata që janë më të arsimuar. Kjo lidhje është më e theksuar në vendet e zhvilluara, por e dukshme dhe në vendet në zhvillim.
Sipas studimit, normat më të larta të obezitetit, dhe veset si pirja e duhanit, aktiviteti i pakët fizik, konsumimi i pakët i frutave dhe perimeve, ka të bëjë me gjysmën e rrezikut të lidhur me nivelin e ulët të arsimimit.
“Për momentin, rezultatet sugjerojnë që përmirësimi i nivelit të arsimimit në vendet në zhvillim mund të jetë një rrugë e mirë për të ndaluar disi përhapjen e shpejtë të sëmundjeve të zemrës edhe në këto vende”, vijon Rosengren.