E paguar me një gotë qumësht

Një ditë, një djalosh të varfër i cili shiste gjësende derë më derë për të paguar shkollimin e tij e kaploi uria. Pasi nuk kishte të holla vendosi të kërkonte diçka për të ngrëne në shtëpinë e radhës.

Me të afruar tek dera ai humbi fuqinë dhe kur në derë u lajmërua një zonjë ai në vend të ushqimit kërkoi një gotë qumësht. Asaj ia mori mendja se ai mund të jetë shumë i uritur dhe i solli një gotë të madhe me qumësht.

Ai e piu ngadalë dhe e pyeti:

"Sa ju kam borxh?"
"Nuk më ke borxh asgjë" ia ktheu ajo. “Nëna na ka mësuar që kur të bëjmë mirë të mos marrim asnjë para"
"Atëherë të falënderoj nga zemra". Ia ktheu ai.

Kur Howard Kelli (djaloshi i varfër) u largua nga ajo shtëpi jo vetëm që u ndje më i fuqishëm fizikisht, por besimi i tij në Zot dhe në njeri ishte edhe më i fuqishëm. Deri në atë moment ai qe në gjendje të hiqte dorë nga gjithçka.

Disa vite më vonë ajo grua u sëmur rëndë. Mjeket lokal nuk kishin shpresë se ajo do të shpëtonte, dhe më në fund e dërguan në qytetin e madh ku u mblodhën shumë specialistë që të studiojnë sëmundjen e saj të rrallë.

Për konsultime ishte thirrur Dr. Howard Kelly. Kur ai dëgjoi emrin e qytetit se nga ishte ajo grua, një shkëlqim i çuditshëm shkëlqeu sytë e tij. Përnjëherë u ngrit dhe duke vrapuar shkoi në dhomën e saj ku ishte e shtrirë. I veshur me mantelin e tij të bardhë hyri ta vizitojë atë. E njohu sapo e pa.

U kthye në dhomën e konsultimeve i vendosur që të bëjë gjithçka që ta shpëtojë jetën e saj.

Që nga ajo ditë u dha vetëm pas atij rasti.

Pas peripecive të gjata, beteja u fitua. Dr. Kelly kërkoi nga zyra e biznesit që t'i dërgojnë atij faturën për aprovim. Ai e shikoi njëherë, e pastaj shkroi diçka në fund të faturës dhe iu tha qe t'ia dërgojnë në dhomën e saj. Ajo kishte frikë ta hapte sepse e dinte se do t'i duhej që gjatë tërë jetës së saj të paguante për atë faturë.

Më në fund e hapi, dhe diçka e tërhoqi vëmendjen e saj, në fund të faturës ajo i lexoi: "E paguar me një gotë qumësht"

Lotët e kënaqësisë mbushen sytë e saj dhe me gjithë zemër tha: "Të faleminderit ZOT, që dashuria Jote është e shpërndarë.”