Hurmat janë të pashmangshme në tryezën e agjëruesit. Ato kanë një spektër të gjerë të vlerave shëndetësore dhe ushqyese. Sheqeri natyror, i cili gjendet në to është alternativa më e mirë e sheqerit të zakonshëm.
Hurmat janë burim i shijshëm i fibrave natyrore, të domosdoshme për organizëm dhe për funksionimin e mire të zorrëve. Treten lehtë dhe e zvogëlojnë ndjenjën e urisë. Besohet se hurmat kanë indikacione efektive në trajtimin e kancerit, gjë për të cilën është meritore elementi selen, i cili gjendet në to.
Hurmat janë të mira për trajtimin e mëlçisë dhe për spastrimin e organizmit nga substancat helmuese. Janë një burim i shkëlqyer i hekurit, prandaj u rekomandohet personave anemik, fëmijëve dhe grave shtatzëna.
Duke iu falënderuar luteinit dhe zeaksantinit, hurmat quhen edhe "vitamina për sy".
Ato mund të përdoren si mjekësi alternative në ndalimin e dhiaresë, dhe ndihmojnë që flora e zorrëve me lehtë të rindërtohet falë kaliumit. Kanë aftësinë për të zvogëluar nivelin e kolesterolit të padëshiruar në trup. Sheqeri natyror i cili gjendet në hurma është alternativa më e mirë e sheqerit të zakonshëm. Për pacientët e sëmurë nga zemra, është e rekomandueshme që hurmat të futen në ujë gjatë natës, dhe me pas të njëjtat të bluhen me fara në blender dhe të merren disa herë në ditë si ilaç. E reduktojnë shtypjen e gjakut dhe mbrojnë nga sulmet në tru. Veprojnë edhe si stimulues energjik, sidomos në kombinim me qumështin. Forcojnë smaltin e dhëmbëve, për shkak se ato përmbajnë fluor dhe janë të dobishme në luftën kundër kariesit. Shkaktojnë ndjenjën e ngopjes dhe lehtësojnë humbjen në peshë.
Në bazë të eksperimenteve të shumta është dëshmuar se hurmat lehtësojnë procesin e lindjes. Ato e stimulojnë mitrën e shtatzënave duke rregulluar dhe lehtësuar kontrakcionet gjë e cila e lehtëson lindjen.
Rekomandohet për studentët dhe ata që janë të angazhuar në aktivitete intelektuale.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/images_1408346299.jpg[/img]
Nëse hurmat kombinohen me fruta me lëvozhgë, përfitohet një specialitet i vërtetë
Përgatiti: Esat Rexha